Kryeministri i Izraelit falënderoi ekipin turk në Bazën Ajrore Hatzor

Sipas lajmit të gazetës “Vatan” Izraeli ishte i pamjaftueshëm për të shuar 20 vatrat e zjarrit që përfshinë rajone të ndryshme të vendit.

Kryeministri i Izraelit falënderoi ekipin turk në Bazën Ajrore Hatzor

Vatrat e zjarrit që filluan në 22 nëntor dhe që përfshinë tërë Izraelin u morën nën kontroll me ndihmën e shumë vendeve ndër të cilat gjendej edhe Turqia.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu shkoi në Bazën Ajrore Hatzor ku janë vendosur të gjithë avionët e huaj që ishin dërguar për të luftuar me flakët dhe bisedoi me pilotët e huaj.

Netanjohu mori informacion nga autoritetet në lidhje me punimet për shuarjen e zjarrit dhe pasi bisedoi me pilotët dhe ekipin turk të quajtur “Luftëtarët e Zjarrit” që janë pjesë e Institutit Ajror Turk, mbajti një konferencë për shtyp përpara avionit turk.

Në fjalimin e tij ai falënderoi të gjitha ekipet e huaja që mbështetën punimet për shuarjen e zjarreve në Izrael.

Edhe Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin i telefonoi dje Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe falënderoi Turqinë për avionët që dërgoi në Izrael për shuarjen e zjarrit.

Turqia edhe më parë kishte dhënë një ndihmë të ngjashme. Në vitin 2010 në Malin Karmel ra zjarr dhe për një kohë të shkurtër zjarri përfshiu një rajon të madh.

Ankaraja kishte dërguar 2 avionë zjarrfikës në ndihmë të punimeve  për shuarjen e zjarrit.



Lajme të ngjashme