Ekstradimi i Gulenit – Departamenti amerikan i Drejtësisë vazhdon heshtjen

Vijon heshtja e Departamentit amerikan të Drejtësisë, i cili nuk ka bërë ende deri më sot ndonjë deklaratë në lidhje me kërkesën e Turqisë për arrestimin e përkohshëm dhe procesin e ekstradimit të Gulenit, lider i organizatës terroriste FETO...

Ekstradimi i Gulenit – Departamenti amerikan i Drejtësisë vazhdon heshtjen

Vazhdon heshtja shurdhuese e Departamentit amerikan të Drejtësisë, i cili nuk ka bërë ende deri më sot ndonjë deklaratë në lidhje me kërkesën e Turqisë për arrestimin e përkohshëm dhe procesin e ekstradimit të Fethullah Gulenit, lider i organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), autore e tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nuk ka bërë qoftë edhe një prononcim të vetëm deri më sot rreth procedurave administrative në këtë dikaster për arrestimin e përkohshëm dhe procesin e ekstradimit të kreut të FETO-s.

Sa i përket kësaj çështjeje, të cilën Turqia e ndjek me ndjeshmëri të lartë dhe realizon në çdo fazë bisedime të vazhdueshme me autoritetet amerikane, Departamenti i Drejtësisë, i pyetur nga korrespondentë të Agjencisë së lajmeve Anadolli (AA), është përgjigjur se “nuk bën komente për këtë dosje” duke preferuar kështu që të mos ndajë me opinionin publik detajet e procesit administrativ.

Përgjigje të ngjashme evazive për këtë çështje ka dhënë gjithashtu Departamenti amerikan i Shtetit, i cili ka thënë se “adresa e kësaj dosjeje është Departamenti i Drejtësisë”.

Ankaraja zyrtare thekson se është e vetëdijshme që dimensioni ligjor dhe gjyqësor i këtij procesi mund të marrë kohë, por tërheq vëmendjen se mund të përshpejtohen mekanizmat administrative, që kanë të bëjnë me Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe atë të Shtetit.

Duke u bazuar veçanërisht te mundësia që lideri i FETO-s të arratiset në një shtet tjetër, Turqia kërkon nga autoritetet amerikane që të ushtrojnë nenet përkatëse të marrëveshjes së ekstradimit midis dy vendeve dhe të arrestojnë përkohësisht kryeterroristin e FETO-s.



Lajme të ngjashme