Erdogan paralajmëron Evropën: Po e trepruat shumë, do të hapim kufijtë

“Nëse e teproni më shumë do të hapim kufijtë”, i paralajmëroi Presidenti Erdoan sot vendet evropian si reagim ndaj vendimit të Parlamentit Evropian për pezullimin e bisedimeve me Ankaranë.

Erdogan paralajmëron Evropën: Po e trepruat shumë, do të hapim kufijtë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka reaguar ashpër ndaj Parlamentit Evropian (PE), i cili kërkon pezullimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE.

“E çfarë pastaj, edhe nëse i thoni në gjithë sa jeni Po kësaj (pezullimit të bisedimeve)”, tha Erdoan në fjalën që mbajti në Samitin “Drejtësia dhe Gruaja”, organizuar nga fondacioni KADEM.

Presidenti tha se Evropa nuk ka mbajtur as premtimet që i ka bërë Turqisë për refugjatët, duke paralajmëruar për hapje të portave, nëse BE-ja e tepron akoma edhe më shumë.

Në lidhje me rezolutën e Parlamentit Evropian, që rekomandon ngrirjen përkohësisht të negociatave që Turqia vazhdon për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE), Presidenti Erdoan tha:

“Për momentin në botë ka me miliona foshnja si Aylan-i, që presin mëshirë. Nuk ka asnjë masë të jetë marrë për ata. Hapi i hedhur është ky: “Të hyjë apo jo Turqia në BE?” E çfarë pastaj, sikur edhe të gjithë të mblidheni dhe ti thoni Po kësaj?! Fatkeqësisht ekziston një kontradiktë serioze ndërmjet natyrës dhe madhësisë së problemeve dhe mënyrës së trajtimit të tyre nga agjenda botërore. Konfliktet e armatosura në vende si: Siri, Irak, Afganistan, Libi e Somali; tirania që zbatohet apo gjaku që derdhet në këto vende, pjesë e agjendës botërore mund të bëhen vetëm përmes grindjeve për interesa dhe dimensionit kërcënues të refugjatëve. Më besoni, që sikur të mos ishte problemi i refugjatëve, dramat njerëzore në këto vende nuk do të kishin shans për të zënë vend në qendër të vëmendjes botërore”.

“Ju nuk jeni sjellë asnjë herë me sinqeritet ndaj njerëzimit, nuk i keni parë siç duhet njerëzit”, theksoi Erdoan.

“Kur foshnjat si Aylan-i dilnin në brigjet e Mesdheut, nuk ishit ju ata që shkuat për ti shpëtuar; nuk ishit ju ata që morën në mbroje fëmijët si Umran-i. Jemi ne ata që i ushqejmë 3-3,5 milionë refugjatë të strehuar në këtë vend. Nuk i keni mbajtur premtimet e bëra. Kur 50 mijë refugjatë erdhën në Kapikule (pika kufitare Turqi-Bullgari, shën. përkth.) vutë ulërimën. Filluat të thoni “çfarë do të bëjmë nëse Turqia i hap portat”. Po jua them se nëse ‘e teproni’ akoma, këto porta do të hapen. Ta dini mirë edhe një gjë, që as unë dhe as ky popull nuk do t’ia dijë për kërcënimet boshe”, - paralajmëroi Erdoan.



Lajme të ngjashme