"Mburoja e Eufratit" - Goditen 24 pozicione të DAESH-it në Siri

Në këto luftime kanë rënë dëshmorë dy luftëtarë opozitarë dhe u plagos një tjetër.

"Mburoja e Eufratit" - Goditen 24 pozicione të DAESH-it në Siri

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” i filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë goditur 24 objektiva të organizatës terroriste DAESH.

Në këto luftime kanë rënë dëshmorë dy luftëtarë opozitarë dhe u plagos një tjetër.

Grupi i Task Forcës i formuar nga opozitarët vuri nën kontroll një pjesë të madhe në 6 vendbanime.

Në këtë mënyrë para pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane kanë mbetur vetëm 2km nga qendra e nënprefekturës Bab që ndodhet nën kontrollin e DAESH-it.

Ushtria e Lirë Siriane, e cila në tre ditët e fundit avancon me shpejtësi në jug të linjës Mare-Xherablus, ka filluar me fazën e re të operacioneve.

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” janë spastruar afërsisht 1 mijë e 600 km² në një thellësi prej 27 km nga kufiri i Turqisë në drejtim të jugut.

Prej fillimit të operacionit e këtej janë spastruar 195 vendbanime në këtë zonë.



Lajme të ngjashme