Orban: Çështjet e brendshme të Turqisë i përkasin vetëm turqve

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se bashkëbiseduesi i vetëm për çështjet e brendshme të Turqisë janë turqit dhe nënvizoi se i japin rëndësi stabilitetit të këtij vendi.

Orban: Çështjet e brendshme të Turqisë i përkasin vetëm turqve

Në fjalimin e përjavshëm në Radion Shtetërore të Hungarisë, Kossuth Radio bëri vlerësime të ndryshme në lidhje me krizën e emigrantëve dhe tema të tjera në rendin e ditës.

Viktor Orban vlerësoi memorandumin Turqi-Bashkimi Evropian të arritur duke pasur në objektivë zgjidhjen e krizës së emigrantëve Orban tha: ”Hungaria ka respekt për Turqinë. Bashkëbiseduesi i vetëm për çështjet e brendshme të Turqisë janë turqit. Ata mund të marrin vendimet që dëshirojnë. Mendimi i Hungarisë është që: Turqia duhet të ketë stabilitet pasi e kundërta e kësaj do të nënkuptonte një rrezik serioz. Ne duhet të mbështesim fuqitë politike që sigurojnë rregullin, paqen dhe stabilitetin”.

Kurse në lidhje me projektligjin për mospranimin në vend të emigrantëve për ndryshimin e kushtetutës të votuar dhe të refuzuar në Kuvendin Kombëtar të Hungarisë mbroi mendimin se duhet çështja e emigrantëve duhet vlerësuar mbi partitë dhe shtoi: “Në samitin e BE-së që do të zhvillohet në Bruksel gjatë datave 15-16 dhjetor mund të përcaktohet qëndrimi i Unionit për vitet e ardhshme në lidhje me emigrantët”.



Lajme të ngjashme