Paria e shtetit turk publikon mesazhe për Ataturkun

Autoritetet shtetërore turke kanë publikuar sot mesazhe kuptimplote me rastin e 78-vjetorit të vdekjes së themeluesit të Republikës së Turqisë, lideri i madh Mustafa Qemal Ataturk.

608071
Paria e shtetit turk publikon mesazhe për Ataturkun

Themeluesi i Republikës së Turqisë, lideri i madh Mustafa Kemal Ataturk evokohet me ceremoni në 78-vjetorin e vdekjes.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh me rastin e 78-vjetorit të vdekjes së Atataturkut. 

Në mesazhin e tij me shkrim Presidenti Erdoan thekson se dalja për zot e kujtimit të Ataturkut kërkon që ti dalësh për zot me frymën e Luftës Çlirimtare pavarësisë, atdheut, flamurit, Republikës dhe akumulimit 1000-vjeçar që ka bërë qytetërimi i vendit.

Me reformat e gjithanshme që Turqia ka vënë në jetë në çdo fushë të jetës këto 14 vitet e fundit, me politikat që përqafojnë shtetin me popullin e ka vërtetuar këtë në formën më të mirë, shkruan Erdoan në mesazhin e tij.

Presidenti Erdoan vuri theksin edhe në tentativën e dështuar të Organizatës Terroriste Fethullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në 15 korrik.

“Edhe populli ynë heroik me rezistencën fisnike që shfaqi përballë tradhtisë së 15 korrikut i deklaroi të gjithë botës se këto arritje do ti mbrojë duke mos kursyer as jetën”, nënvizon Erdoan.

Erdoan u ndal edhe në objektivat e Turqisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë pa u mposhtur dhe u lodhur për fuqizimin e Republikës, për të cilën Gazi Mustafa Kemali thoshte “vepra ima më e madhe”.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman në mesazhin e publikuar me rastin e 10 Nëntorit “Dita e Përkujtimit të Ataturkut dhe Java e Ataturkut” shkruan: “Kryetarin e parë të Kuvendit (TBMM), presidentin e parë të shtetit tonë, komandantin e Luftës për Pavarësi, Mustafa Kemal Ataturkun e evokojmë si popull në 78-vjetorin e vdekjes”.

“Si kryetari i parë i zgjedhur i Kuvendit, Ataturku, me përgjegjësinë që mori në vitet më të vështira të shtetit, bashkë me Kuvendin (TBMM) e drejtoi Luftën për Pavarësi në një periudhë kur vendi kishte pësuar një rrënim të madh në fund të Luftës së Parë Botërore”, vijon mesazhi i kryeparlamentarit Kahraman.

Mustafa Kemali, lideri që i bëri thirrje popullit për ti dalë për zot fatit të vet dhe e udhëhoqi atë drejt fitores së lirisë dhe pavarësisë kundër lëvizjes pushtuese që shtetet imperialiste kishin nisur për të ulur edhe “bajrakun e fundit islam” që kishte mbetur në Anadoll, do të jetojë në kujtesën kombëtare të popullit tonë, vijon mesazhi i Kahraman.

Ndërsa Kryeministri Binali Jëlldërëm në mesazhin e tij që publikoi me rastin e 10 Nëntorit – Dita e Evokimit të Ataturkut shkruan: “Republika e Turqisë, për të cilën ai thoshte ‘vepra ime më e madhe’, sot është në pozicionin e një vendi, të cilit i dëgjohet fjala në botë, kërkohet miqësia e tij dhe një vend me prestigj të lartë që merr rol aktiv në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare”.



Lajme të ngjashme