Ambasadorët e disa vendeve morën pjesë në mbledhjen e grupit të partisë HDP

Nuk vonoi edhe reagimi i parisë shtetërore turke në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorëve të disa vendeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Popujve (HDP).

Ambasadorët e disa vendeve morën pjesë në mbledhjen e grupit të partisë HDP

Pjesëmarrja e disa përfaqësuesve të huaj diplomatik me detyrë në Ankara në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, shkaktoi reagime të ashpra.

Kryeministri Binali Yildirim tha se detyra e ambasadorëve nuk është përkrahja e separatistëve, por të respektojnë të drejtën sovrane të vendit ku janë me detyrë.

Ai gjithashtu tha se nga ambasadorët pret që të veprojnë me përgjegjësi.

Edhe Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se kjo sjellje e ambasadorëve është e papranueshme.

“Është e papranueshëm përkrahja e ambasadorëve të disa vendeve të një botëkuptimi që është e ndërthurur me organizatën terroriste. Ne na mjaftojnë 79 milionë banorë të Turqisë”.



Lajme të ngjashme