Turqia dënon deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Luksemburgut

Turqia duke tërhequr vëmendjen se në krye të vendeve që mbështet terrorin në Evropë vjen Luksemburgu, dënoi ministrin e jashtëm të këtij vendi Jean Asselborn.

Turqia dënon deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Luksemburgut

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, ambasadori Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) iu përgjigj pyetjes së gazetarit në lidhje me shprehjet e përdorura për Turqinë nga ana e Asselborn në një reportazh për një stacion radiofonik gjerman.

“Jean Asselborn, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, vend për të cilin vihet në diskutim se sa mbështetje jep kundër terrorit në nivel global, në reportazhin e dhënë për radion gjermane Deutschlandfunk tregoi se është i paaftë për të kuptuar dhe vlerësuar në mënyrë të drejtë masën dhe cilësinë e kërcënimit të terrorizmit me të cilin përballet Turqia” u shpreh Myftyollu.

Nga ministri Asselborn në çdo rast kanë pritur që të dënojë terroristët (anëtarë të Organizatës Terroriste Gyleniste) që tentuan grusht shtetin duke bërë që 246 qytetarët tanë të bien dëshmorë (më 15 korrik) tha zëdhënësi i MPJ të Turqisë dhe shtoi: “Në vend të kësaj Ai tregoi se është i paaftë për të vlerësuar në mënyrë objektive përpjekjet për të penguar një nismë të ngjashme në vendin tonë dhe përforcimin e demokracisë dhe duke e krahasuar me një periudhë të errët të Evropës tregon edhe pamjaftueshmërinë e njohurive të tija në histori”.

Myftyollu tërhoqi vëmendjen se në Turqi, që është një vend demokratik, hapat e hedhura që nga tentativa për grusht shteti në 15 korrik nga organizata Terroriste Gyleniste / Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) janë për të siguruar demokracinë e popullit turk dhe jetesën e tij në liri.  

 



Lajme të ngjashme