Protesta me përqafim nga i riu turk në Gjermani

Adnan Memmi që jeton në qytetin Siegen të Gjermanisë për të ndryshuar paragjykimin e gabuar ndaj myslimanëve bëri një ‘protestë përqafimi’.

604080
Protesta me përqafim nga i riu turk në Gjermani

Memmi-n që priti 60 minuta në urën mbi Lumin Sieg e përqafuan 70 persona.

35 vjeçari me origjinë turke, babai i 3 fëmijëve, Adnan Memmi jeton në Gjermani.

Memmi që thotë “Atdheu im është Gjermania në parkingun e një supermaketi në Siegen  një ditë u bë dëshmitari i diskutimit me temë “të gjithë të huajt janë terroristë”.

Ai donte të merrte pjesë në këtë diskutim por u diskriminua duke marrë përgjigjen “edhe ti je terrorist”.

Ai u ndikua thellë nga kjo ngjarje dhe vendosi të bëjë një ‘protestë përqafimi’.

Ai shkroi në një karton “Unë jam mysliman dhe nuk jam terrorist. Unë kam besim tek ti. Nëse edhe ti ke besim tek mua, atëherë më përqafo”.  

Për këtë ‘protestë’ ai zgjodhi urën mbi Lumin Sieg dhe pasi vuri kartonin pranë tij lidhi sytë me një pëlhurë.

Minutat e para nuk pati asnjë lëvizje, madje u dëgjuan edhe disa që thanë: “Ky duhet hedhur në lumin Sieg”.

Po me kalimin e minutave gjendja ndryshoi dhe njerëzit filluan të përqafojnë Adnan Memmin që qëndronte në urë me sytë e lidhur.

Memmi-n priti 60 minuta në urën mbi Lumin Sieg.

“Brenda 60 minuta më përqafuan 70 persona. Interesin që treguan nuk mund ta shpjegoj” tha ai.

Për shkak të dyndjeve të refugjatëve dhe sulmeve terroriste në Gjermani ka ndryshuar mendimi në aspektin negativ për të huajt dhe myslimanët, u shpreh Adnan i cili pas interesit të treguar tani mendon për një aktivitet të ri sensibilizues.



Lajme të ngjashme