Çavusoglu: S’ka privilegjim karshi drejtësisë, ky është sundimi i ligjit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi mbrëmjen e të premtes se askush nuk gëzon të drejtën për të bërë krime dhe askush nuk është i privilegjuar karshi legjislacionit e drejtësisë...

Çavusoglu: S’ka privilegjim karshi drejtësisë, ky është sundimi i ligjit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi mbrëmjen e të premtes se askush nuk gëzon të drejtën për të bërë krime dhe askush nuk është i privilegjuar karshi legjislacionit e drejtësisë.

I ftuar special në programin e një televizioni privat turk, Mevlut Çavusoglu bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

Sa u përket ndalimeve dhe arrestimeve të disa deputetëve të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në kuadër të hetimeve antiterrorizëm, shefi i diplomacisë turke theksoi se “edhe të zgjedhurit janë të detyruar që të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e një vendi”.

Nëse besohet te sundimi i ligjit – vijoi ai – atëherë duhet të zbatohen edhe thirrjet e gjykatave, pasi, në lidhje me këtë çështje, në gjykatë janë paraqitur dhe kanë dëshmuar mjaft kryetarë e deputetë të shumë forcave politike të tjera, përfshi këtu Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

“Por në rast se thoni ‘unë nuk e njoh gjykatën turke, s’i njoh ligjet dhe drejtësinë turke; edhe unë isha prezent në miratimin e këtyre ligjeve në Parlament, votova, por nuk i njoh’, atëherë kështu s’bën. Kjo është kështu anembanë botës. Kur gjykatat të thërrasin, jeni të detyruar të paraqiteni, pavarësisht nëse jeni kryetar partie, deputet apo ministër. Pikërisht ky është kuptimi i sundimit të ligjit”, u shpreh ministri Çavusoglu.



Lajme të ngjashme