Në korrik-gusht-shtator 2016 Turqinë e vizituan 12,6 milionë turistë

Në tremujorin e tretë të vitit (korrik-gusht-shtator 2016) Turqinë e kanë vizituar 12 milionë e 63 mijë e 311 turistë që kanë ardhur nga jashtë shtetit, nga të cilët 2 milionë e 596 mijë e 802 kanë qenë emigrantë turq që jetojnë jashtë.

Në korrik-gusht-shtator 2016 Turqinë e vizituan 12,6 milionë turistë

 

Të ardhurat e turizmit në Turqi për të njëjtën periudhë kanë arritur në afërsisht 8,3 miliardë dollarë, nga të cilat 5,9 miliardë dollarë janë siguruar nga vizitorët e huaj dhe 2,4 miliardë dollarë nga shpenzimet që kanë bërë emigrantët. 

Po të shikojmë shpenzimet individuale (ditore) të të huajve që kanë vizituar Turqinë shuma më e madhe e tyre ka shkuar për ushqimin (ngrënie-pirje), 1 miliardë e 131 milionë e 158 mijë dollarë.

Shpenzimet për ushqim e pije i pasojnë ato për akomodimin me 754 milionë e 769 mijë dollarë, transportin ndërkombëtar 714 milionë e 126 mijë dollarë, veshmbathje 601 milionë e 317 mijë dollarë, transport i brendshëm (në Turqi) 435 milionë e 483 mijë dollarë, suvenire/dhurata 238 milionë e 158 mijë dollarë, shëndetësi 98 milionë e 403 mijë dhe shpenzimet për sportin, trajnimet, kulturën 95 milionë e 136 mijë dollarë.

98,5% të ardhurave që turizmi turk siguroi nga emigrantët që vizituan Turqinë në tremujorin e tretë të vitit i përbëjnë shpenzimet personale, ndërsa 1,5% janë të shpenzimeve për paketat turistike.

Për këtë periudhë emigrantët turq 749 milionë e 732 mijë dollarë i harxhuan për ushqim e pije, 476 milionë e 168 mijë dollarë për transportin ndërkombëtar, 290 milionë e 207 mijë për veshmbathje, 300 milionë e 227 mijë dollarë për transport të brendshëm (në Turqi), 131 milionë e 191 mijë dollarë për akomodim, 91 milionë dollarë për suvenire/dhurata, 63 milionë e 549 mijë dollarë për shëndetin dhe 43 milionë e 406 mijë dollarë për sport, trajnime dhe kulturë.



Lajme të ngjashme