Vazhdon operacioni Mburoja e Eufratit në pararojën e Turqisë

Në ditën e 67-të të operacionit ‘Mburoja e Eufratit”, që filloi në pararojën e Turqisë në 24 gusht për të pastruar veriun e Sirisë nga elementet terroriste, 3 opozitarë ranë dëshmorë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Vazhdon operacioni Mburoja e Eufratit në pararojën e Turqisë

Në operacionet e fundit u goditën 50 objektiva të organizatës terroriste DAESH dhe 15 objektiva të zgjatimit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e shtatmadhorisë së Turqisë me zjarrin e hapur ndaj objektivave të përcaktuara të DAESH-it dhe PYD-së është penguar aftësinë e manovrimit të terroristëve.

Që nga fillimi i operacionit e deri më sot janë marrë nën kontroll 164 zona të banuara dhe rreth afërsisht 1 305 kilometra katrorë.

Nga ana tjetër në operacionet kundër terrorit që vazhdojnë në veri të Irakut u asgjësuan 2 terroristë.



Lajme të ngjashme