Erdogani sinjalizon dy operacione ushtarake të reja në Manbij e Afrin

Gjatë fjalës së rastit në takimin 29. me të zgjedhurit lokalë në Kompleksin Presidencial në Ankara, kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, dha sinjalin për operacione të reja kundër PYD-së dhe YPG-së në Siri, grupe terroriste të lidhura me PKK-në...

Erdogani sinjalizon dy operacione ushtarake të reja në Manbij e Afrin

Gjatë fjalës së rastit në takimin e 29-të me të zgjedhurit lokalë në Kompleksin Presidencial në Ankara, kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, dha sinjalin për operacione të reja kundër PYD-së dhe YPG-së në Siri, grupe terroriste të lidhura me PKK-në.

Presidenti Erdogan theksoi se çdo zonë terroriste, që tentohet të krijohet në Siri, është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Turqisë.

“Jemi të vendosur që të spastrojmë organizatën terroriste PYD nga qyteti Manbij. Nëse nuk largohen, do të bëjmë ç’të jetë e nevojshme”, siguroi ai.

Lideri turk njoftoi gjithashtu se objektivi i radhës në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” është çlirimi i qytetit Al-Bab, aktualisht nën pushtimin e organizatës terroriste DAESH.

“Po të jetë e nevojshme, për të eliminuar kërcënimet ndaj vendit tonë nga zona, që shtrihet prej Kilisit deri në Kirikhan (nënkuptohet Afrini – shënim i përkthyesit), në rend të ditës kemi edhe spastrimin e organizatave terroriste nga atje. Çdo zonë terroriste, që tentohet të krijohet aktualisht në Siri, është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj nesh. Pavarësisht si e ka emrin, qoftë DAESH, qoftë PYD, qoftë PKK, s’ka asnjë dallim. Në këndvështrimin e Turqisë, këto janë të gjitha organizata terroriste, të cilave u duhet shtypur koka një orë e më parë”, nënvizoi Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme