Erdogan: Nuk lejojmë që Sinxhari të shndërrohet në Kandilin e dytë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nuk do të lejojnë që zona e Sinxharit të shndërrohet në Kandilin e dytë, vend ky që është qendra e organizatës terroriste separatiste PKK.

Erdogan: Nuk lejojmë që Sinxhari të shndërrohet në Kandilin e dytë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nuk do të lejojnë që zona e Sinxharit të shndërrohet në Kandilin e dytë, vend ky që është qendra e organizatës terroriste separatiste PKK.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së emërimit të të afërmve të veteranëve dhe dëshmorëve të mbajtur në Qendrën Kulturore dhe të Kongreseve në Bestepe të Ankarasë, Presidenti Erdogan dha mesazhe për zgjerimin e operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nën udhëheqjen e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Duke tërhequr vëmendjen se zona El Bab është një qendër e rëndësishme e organizatës terroriste DAESH, Presidenti Erdogan tha: “Ata do të largohen edhe nga El Bab ashtu siç u larguan nga Xherablusi, Rai dhe Dabiku. Pastaj do të kthehemi drejt Munbiçit dhe Rakkas”.

Erdogan deklaroi se me Presidentin e ShBA-së, Barak Obama kanë biseduar me telefon në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi: “Nuk kemi nevojë për organizatat terroriste PYD-YPG. Në Rakka PYD-PKK-YPG janë të njëjta, nuk kanë dallim njëra prej tjetrës. Ejani që së bashku ta dëbojmë DAESH-in nga Rakka, këtë mund ta kryejmë ne dhe ju, sepse e kemi këtë fuqi”.

Presidenti preku edhe në fazën irakiane të luftës kundër terrorit ku tha se “Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, e cila aktualisht zhvillohet në Kirkuk, Mosull, Telafer e Sinxhar. Pse? Sepse Sinxhari është në drejtim për tu bërë Kandili i dytë. Prandaj ne nuk do të lejojmë që Sinxhari të kthehet në Kandil, sepse PKK-ja është aty”.

“Në luftën kundër terrorit në vend ka filluar një proces krejt tjetër”, bëri të ditur Erdogan ndërsa shtoi se “lufta kundër terrorit nuk do të zhvillohet më tek porta, por në burim”.

Presidenti gjithashtu tha që në qoftë se Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë sërish rivendos dënimin kapital atëherë edhe ai do ta miratoj atë.



Lajme të ngjashme