Bisedë telefonike Erdogan-Putin, në fokus Siria e marrëdhëniet bilaterale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të martën një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin...

592465
Bisedë telefonike Erdogan-Putin, në fokus Siria e marrëdhëniet bilaterale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të martën një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Të dy liderët shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet e fundit në Irak e Siri, si dhe për luftën kundër terrorizmit në këtë kuadër.

Siç bëjnë të ditur burime nga Presidenca në Ankara, Vladimir Putin e ka uruar Turqinë “për suksesin e shënuar kundër organizatës terroriste DAESH në Siri”.

Kreu i shteti turk dhe homologu i tij rus morën në shqyrtim gjithashtu mundësinë e ndërprerjes së luftimeve në Halep dhe dërgimin e ndihmave humanitare në këtë qytet.

Në anën tjetër, Erdogan dhe Putin theksuan sërish vendosmërinë e tyre për të avancuar në çdo fushë bashkëpunimin Turqi-Rusi, sidomos atë tregtar, ekonomik dhe energjetik.

Presidenti turk e falënderoi bashkëbiseduesin rus për pjesëmarrjen e tij në Kongresin Botëror të Energjisë, që zhvilloi punimet në Stamboll mes datave 9-13 tetor.

Gjatë kësaj bisede telefonike u diskutua edhe për mbledhjen Katërshes së Normandisë (Rusi, Ukrainë, Francë dhe Gjermani), që mbahet sot në Berlin lidhur me krizën ukrainase.



Lajme të ngjashme