Kurtulmus për Operacionin e Mosullit: Suksesi parandalon valën e migracionit

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në një deklaratë që bëri të hënën tha se në rast se operacioni i Mosulit do të përfundojë me sukses, atëherë nuk do të ketë një valë të re migrimi.

Kurtulmus për Operacionin e Mosullit: Suksesi parandalon valën e migracionit

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Kryeministri, ndërkohë që brenda vazhdonte mbledhja e kabinetit, Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se janë marrë masat e nevojshme kundër çdo lloj situate të tillë të papritur.

“Në qoftë se në operacionin e Mosullit bëhet ndonjë gabim, në qoftë se lejohet të hyjnë në qytet disa grupe militare që nuk i përkasin Mosullit, atëherë mund të ndodhin edhe gjëra shumë të ndryshme”, paralajmëroi Kurtullmush.

Ndërkohë nuk vonoi edhe paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara (OKB).

Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se “operacioni i Mosullit mund ti detyrojë 100 mijë irakianë të braktisin vendin dhe të kërkojnë strehim në Turqi dhe Siri”.



Lajme të ngjashme