Vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme publikohet në Fletoren Zyrtare

Vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 3 muaj u publikua në Fletoren Zyrtare.

Vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme publikohet në Fletoren Zyrtare

Vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme që është në vazhdim duke filluar nga mesnata (01.00 me orën lokale) e datës 19 tetor 2016, ditë e mërkurë u mor nga ana e Këshillit të Ministrave në datën 5 tetor.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit të Gjendjes së jashtëzakonshme u miratua në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) më datë 11 tetor.

Gjatë votimit të rezolutës së Kryeministrisë, deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) votuan “Pro”, kurse deputetët e Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) votuan “Kundër” zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.



Lajme të ngjashme