Forcat ajrore turke asgjësojnë objektivat e PKK në veri të Irakut

Në këto operacione janë asgjësuar 4 strehimore, 1 shpellë dhe 1 depo të organizatës terroriste PKK.

Forcat ajrore turke asgjësojnë objektivat e PKK në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra nga ana e Forcave Ajrore të Ushtrisë Turke ndaj rajoneve Avashin, Bashjan dhe Kandil në veri të Irakut janë asgjësuar 4 strehimore, 1 shpellë dhe 1 depo të organizatës terroriste PKK.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke u tha se më datën 6 tetor 2016 mes orës 19.37-20.40 u ndërmorën operacionet ajrore ndaj rajoneve Avashin, Bashjan dhe Kandil në veri të Irakut me çrast u asgjësuan 4 strehimore, 1 shpellë dhe 1 depo që përdoreshin nga ana e organizatës terroriste PKK.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se avionët e Forcave Ajrore Turke pas kryerjes së detyrës me sukses u kthyen në bazë.



Lajme të ngjashme