VIDEO-FAT spastrojnë veriun e Sirinë nga elementet e terrorit

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” janë bombarduar 80 objektiva të organizatës terroriste DAESH.

VIDEO-FAT spastrojnë veriun e Sirinë nga elementet e terrorit

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë bombarduar 80 objektiva të organizatës terroriste DAESH me 199 goditje me obus të tipit “Stuhia” dhe me 20 goditje të raketahedhësve shumëgrykëshe.

Në këtë sulm janë asgjësuar një numër i madh i pozicioneve të armëve të terroristëve, 7 objektiva dinamike, 4 makina të armatosura dhe 3 motoçikleta, 4 pozicione të fortifikuara të katjushave dhe objekte të ndryshme të strehimit.

Prej fillimit të operacionit e deri më sot kanë bërë më shumë se 8 mijë goditej të 1 mijë e 800 objektivave.

Ndërkohë që kanë kaluar 42 ditë nga fillimi i operacionit në rajonin Azaz-Rai ka patur luftime intensive.

Në këto luftime u plagosën 10 ushtarë të opozitarëve.

Ndërkohë forcat e koalicionit ndërmorën një operacion ajror ndaj elementeve të DAESH-it të përcaktuara në zonat Aktarin, Mezra dhe Turkmen Bari.

Bëhet e ditur se në këtë operacion janë neutralizuar 12 terroristë të DAESH-it.

Gjithashtu janë shkatërruar 2 godina dhe një shtab i koordinimit të terroristëve në këto zona.

Në anën tjetër në zonat në të cilat është vënë kontrolli u çaktivizuan 28 mina dhe 1 mijë e 400 mjete shpërthyese artizanale.

Gjithashtu përgjatë vijës kufitare me Sirinë vazhdojnë pandërprerë edhe operacionet e vëzhgim-zbulimit që ndërmerren me avion të telekomanduar të tipit Gozcu dhe Bayraktar.

FAT tregojnë kujdes të veçantë për ruajtjen e civilëve.

Ekipet e Agjencisë turke për Menaxhimin e Krizave dhe Situatave Emergjente pranë Kryeministrisë (AFAD) dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke ofrojnë edhe shërbime mjekësore për banorët e kësaj zone dhe për pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, ndërsa u ofrohen edhe 3 vakte ushqim në ditë.


Fjalët Kyçe: operacion , Mburoja e Eufratit , DAESH , Siri , FAT , AFAD

Lajme të ngjashme