Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdoan mban fjalim në çeljen e Kuvendit

Në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë filloi periudha e dytë e vitit legjislativ.

Erdoan mban fjalim në çeljen e Kuvendit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e tij të çeljes së Kuvendit tha “Jemi të detyruar që të mos harrojmë dhe të mos lejojmë të harrohet 15 korriku”.

Presidenti Erdoan tha: "Më 15 korrik Parlamenti ynë për herë të dytë pas Luftës Çlirimtare, pati nderin të arrijë në gradën e veteranit. Populli ynë i tregoi tërë botës se nuk do të lejë bosh sheshin për ata që dëshirojnë të bëjnë grusht shteti. Ne jemi të detyruar që të mos harrojmë dhe të mos lejojmë të harrohet 15 korriku. Të gjithë ata që nuk e dënojnë 15 korrikun pa thënë ‘por’, ‘jo kështu’, ‘jo ashtu’ është pjesë e tentativës së grusht shtetit dhe e mbrojnë atë të paktën shpirtërisht”.

Presidenti Erdoan u shpreh edhe në lidhje me terrorin dhe tha: “Veçanërisht kohët e fundit, në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me rajonin tonë, jemi dëshmitarë të një paqartësie serioze dhe mesazheve kontradiktore. Një pjesë e udhëheqjes amerikane vazhdon me insistim bashkëpunimin me organizatat terroriste PKK/PYD-YPG në Siri dhe Irak, një pjesë tjetër mundohet të ndjekë politika më të afërta me ndjeshmëritë tona”.

Kurse në lidhje me liberalizimin e vizave, Presidenti turk u shpreh në këtë mënyrë: “Zbatimi i liberalizimit të vizave për vendin tonë premtuar nga Bashkimi Evropian duhet të hyjë në fuqi këtë muaj. Kur shohim deklaratat që vijnë nga ana e Bashkimit Evropian vëmë re që një temë që përmban një rëndësi thelbësore për Turqinë përpiqet ta kthejë në një parakusht të procesit. E them shumë qartë: Ky qëndrim është shpallja e mosdashjes së përmbushjes së fjalës që i është dhënë Turqisë. Dhe prapë e them shumë qartë: Ata e dinë...”

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman deklaroi, në seancën e parë të parlamentit, pas pushimeve verore, se populli turk në 15 korrik tregoi se në Turqia ka marrë fund epoka e grusht shteteve.

“Populli ynë në 15 korrik përvetësoi demokracinë e vendit dhe demonstroi se nuk do të ketë më grusht shteti. Grusht shteti u mposht me selatë që kumbuan nga xhamitë, azanet, rojet e demokracisë që vazhduan përgjatë natës; Në Turqi u mbyll epoka e grusht shteteve” u shpreh Kahraman dhe e vazhdoi fjalën e tij duke thënë: “Një nga temat tona parësore është të bëjmë një kushtetutë të thjeshtë, civile, demokratike, të lirë dhe që ka në qendër të saj individin. 114 nene të kushtetutës së përbërë nga 177 nene kanë pësuar ndryshime. Një kushtetutë e tillë ka humbur tërësinë e saj dhe nuk është në gjendje që të mbartë Turqinë”.



Lajme të ngjashme