Çavushollu bisedon me Kerry-n për gjendjen në Siri

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bisedoi në telefon me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry për gjendjen e fundit në Siri.

Çavushollu bisedon me Kerry-n për gjendjen në Siri

Në bisedën e zhvilluar me kërkesën e Kerry-t, duke filluar nga gjendja në Halep u shqyrtuan ndalimi i përleshjeve që vazhdojnë në Siri.

Çavushollu dhe Kerry shkëmbyen edhe mendime në lidhje me hapat që mund të hidhen në periudhën në vijim për dërgimin e ndihmave humanitare tek njerëzit në nevojë në Siri.

Ministri Mevlyt Çavushollu zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike edhe me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikola Poposki.

Në takim u shqyrtua kalendari i vizitave reciproke në periudhën e ardhshme.  



Lajme të ngjashme