Operacioni "Mburoja e Eufratit" la pas 34 ditë

Luftimet mes Ushtrisë së Lirë Siriane dhe organizatës terroriste DAESH vazhdojnë në mënyrë intensive në zonat Amerijah, Tall Ar, Tall Ashah dhe El Ejubijah.

577837
Operacioni "Mburoja e Eufratit" la pas 34 ditë

Kanë kaluar 34 ditë nga fillimi i operacionit “Mburoja e Eufratit” që kryesohet nga Turqia për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet terroriste.

Luftimet mes Ushtrisë së Lirë Siriane dhe organizatës terroriste DAESH vazhdojnë në mënyrë intensive në zonat Amerijah, Tall Ar, Tall Ashah dhe El Ejubijah.

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shtënë 27 herë me obus ndaj 18 objektivave të DAESH-it.

Burimet ushtarake njoftojnë se në kuadër të operacioneve janë bërë gjithsej 5 mijë e 34 qitje ndaj 307 objektivave.

Gjithashtu avionët e koalicionit ndërkombëtar ndërmorën 3 operacione ajrore ndaj objektivave të përcaktuara dhe asgjësuan 4 terroristë.

Ndërkohë janë zbuluar dhe çaktivizuar edhe 2 mina të vendosura nga DAESH-i.

Në këtë mënyrë prej fillimit të operacionit janë asgjësuar gjithsej 28 mina dhe 981 mjete shpërthyese artizanale.

Në anën tjetër përgjatë vijës kufitare me Sirinë vazhdojnë aktivitetet e vëzhgimit dhe zbulimit me një avion të telekomanduar të tipit “Bayraktar”.

Ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente pranë Kryeministrisë (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke ofrojnë tre vakte ushqimi në ditë për luftëtarët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë dhe civilët që ndodhet në këtë zonë.



Lajme të ngjashme