Një ushtar bie dëshmor dhe një mbetet i plagosur në operacionin në Lixhe

Në operacionin kundër organizatës terroriste PKK në nënprefekturën Lixhe (Lice) të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır), një ushtar ra dëshmor ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Një ushtar bie dëshmor dhe një mbetet i plagosur në operacionin në Lixhe

Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste PKK, gjatë punimeve të kërkimeve në fshatin Çavundur të nënprefekturës Lixhe u përjetuan përleshje ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve.

Një ushtar ra dëshmor ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Në operacion u asgjësua edhe një terrorist.

Për të neutralizuar anëtarët e organizatës terroriste PKK vazhdojnë operacionet e filluara në nënprefekturat Lixhe, Hazro dhe Koxhakëj (Kocaköy).



Lajme të ngjashme