Erdogan: Turqia nuk do të jetë pjesë e ndonjë operacioni me pjesëmarrjen e YPG

Presidenti Erdoğan takon zv.presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Nju-Jork.

erdoğan-çipras.jpg
erdoğan-suudi arabistan veliahtı.jpg
şinzo abe-erdoğan-borut pahor.jpg

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajdën (Joe Biden).

Presidenti Erdoan i ndodhur në Nju-Jork (New York) në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka pritur në një takim në hotelin ku është akomoduar zv/presidentin amerikan Xho Bajdën.

Takimi Erdoan-Bajdën është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati afërsisht 1 orë e gjysmë.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ), Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi), Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albajrak (Berat Albayrak), Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu) dhe Sekretari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Hakan Fidan.

Në krye të temave që u biseduan gjatë takimit ishte ekstradimi i Fetullah Gylenit (Fetullah Gülen).

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda i dorëzoi zv/presidentit Bajdën dosjet e reja në lidhje me Gylenin.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, Bajdën gjatë takimit ka thënë se kanë filluar të mbërrijnë informata më konkrete në lidhje me arrestimin e Gylenit.

Ndërkaq edhe Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë në lidhje me këtë takim të rëndësishëm, ku thuhet se Bajdën i propozoi ndihmë autoriteteve turke.

Sipas deklaratës, Xho Bajdën vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes Turqisë dhe ShBA-së, ripërsëriti përkrahjen e dhënë demokracisë turke dhe lavdëroi angazhimin e popullit turk për sundimin e ligjit dhe të institucioneve demokratike.

Zv/Presidenti Bajdën, i cili përsëriti edhe njëherë përkrahjen e dhënë operacionit “Mburoja e Eufratit”, dënoi ashpër sulmet e organizatës terroriste PKK ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve.

Në këtë takim, ku u bisedua për zhvillimet në lidhje me operacionet në Mosul dhe Rakka, Presidenti Erdoan theksoi se Turqia nuk do të jetë pjesë e ndonjë operacioni ku do të mund të jenë të përfshira edhe organizata terroriste YPG dhe krahu i saj politik, PYD.

Në anën tjetër Presidenti Erdoan në kuadër të kontakteve të tij në Nju-Jork u takua me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras dhe Princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Abdulaziz al-Suud.

Të gjitha takimet u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura.



Lajme të ngjashme