Ushtria turke godet 60 objektiva të tjera të DAESH-it në Siri

Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" të filluar nga Forcat e Armatosura Turke në Siri më 24 gusht janë asgjësuar 60 objektiva të organizatës terroriste DAESH, pozicione të përcaktuara më parë me metodën e zbulimit dhe vrojtimit.

Ushtria turke godet 60 objektiva të tjera të DAESH-it në Siri

Sipas një komunikate me shkrim të Shtatmadhorisë turke në ditën e 28-të të operacionit 5 Grupe me Forca Speciale të përbëra nga elementë opozitarë kanë marrë kontrollin në Bahvurtah dhe Cakka.

Kurse në lagjen “Yeni Yaban” operacioni vazhdon ende.

60 pozicione të organizatës terroriste DAESH janë goditur me 171 predha artilerie obusi “Furtuna”.

Forcat e koalicionit kanë kryer 3 operacione ajrore në zonën e Ullishteve (Bahvurtah) dhe kanë neutralizuar 4 terroristë. Në të njëjtin operacion janë shkatërruar edhe 2 godina dhe 2 mortaja.

 

Në deklaratë thuhet se forcat ushtarake kanë vazhduar me ofensivën ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në drejtim të jugut.

Ndërkohë theksohet se deri më tani janë goditur 824 pozicione me 3.330 gjuajtje të artilerisë së rëndë.

Në vijën kufitare me Sirinë vazhdon pa ndërprerje aktiviteti i ushtrisë për zbulim dhe vrojtim. Organizata qeveritare si Gjysmëhëna e Kuqe dhe AFAD janë duke ndihmuar me logjistikë civilët dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në rajon, bën të ditur ndër të tjera komunikata e Shtatmadhorisë turke.

Forcat e Armatosura Turke kanë marrë të gjitha masat në mënyrë që popullata civile e rajonit të mos preket nga operacioni dhe po tregojnë kujdesin maksimal në lidhje me këtë çështje.

Operacioni “Mburoja e Eufratit”, të cilin Forcat e Armatosura Turke e kanë nisur më 24 gusht me qëllim eliminimin e kërcënimit që kanë krijuar organizatat terroriste në rajon, me në krye organizatën terroriste DAESH, për të rritur sigurinë e kufirit dhe për të mbështetur forcat e koalicionit, vazhdon në kuadër të të drejtave që i takojnë Turqisë nga e drejta ndërkombëtare, “e drejta legjitime e vetmbrojtjes” që parashikon pika 51 e Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe rezolutat që ka miratuar OKB-ja në kuadër të luftës me organizatën terroriste DAESH, vijon komunikata e shtatmadhorisë.



Lajme të ngjashme