Çavusoglu: Turqia zhgënjehet nga ShBA-të

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu tha se janë të zhgënjyer në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste (FETO) Fetullah Gülen.

Çavusoglu: Turqia zhgënjehet nga ShBA-të

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se janë të zhgënjyer në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste (FETO) Fetullah Gylen (Fetullah Gülen).

Ministri Mevlyt Çavushollu, i ndodhur në Nju-Jork të ShBA-së për të marr pjesë në seancën e 71-të të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, iu përgjigj pyetjeve të gazetares Christine Amanpour në kanalin CNN International.

Çavushollu tha se krahas disa dallimeve të kuptueshme të opinioneve mes Turqisë dhe ShBA-së, këto dy vende janë aleate dhe kanë një partneritet shembull ashtu siç deklaroi edhe Presidenti Barak Obama, por mosekstradimi i Fetullah Gylenit liderit të organizatës terroriste FETO, i cili qëndron prapa tentativës së grusht shteti më 15 korrik, shkaktoi reagimin e popullit turk.

Duke e bërë të ditur se janë duke pritur që Gyleni të ekstradohet në Turqi, Ministri Çavushollu tha se ai këtë kërkesë krahas Presidentit Obama, kërkesa iu përcoll edhe Ndihmëspresidentit, Xho Bajdën (Joe Biden) dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry).

“Ata kërkuan prova për këtë dhe ne u dërguam”, tha Çavushollu ndërsa shtoi se tani janë duke përgatitur një dosje të re në lidhje me tentativën e grusht shteti dhe se edhe këtë dosje do ta dërgojnë në ShBA posa të mbaroj përgatitja.

“Kemi bashkëpunim, por ne duhet të arrijmë në rezultate dhe rezultati më i mirë është ekstradimi i Gylenit. Thënë hapur jemi zhgënjyer në lidhje me këtë”, ka thënë Çavushollu.

Duke e bërë të ditur se fusha tjetër në të cilën Turqia dhe ShBA duhet të bashkëveprojnë është edhe DAESH-i dhe grupet tjera terroriste, Çavushollu tha se të dyja vendet ndodhen përballë sprovave dhe objektivave të përbashkëta në lidhje me këtë.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me marrëveshjen mes ShBA-së dhe Rusisë për vendosjen e armëpushimit në Siri, Ministri Çavushollu tërhoqi vëmendjen se kjo nuk është marrëveshja e parë e armëpushimit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Fatkeqësisht regjimi dhe përkrahësit e tij gjithmonë i dhanë fund armëpushimit. Madje penguan edhe ndihmat humanitare të dërguara nga OKB-ja. Edhe kësaj here nuk kishte dallim. Regjimi nuk bombardon vetëm Halepin, por edhe vendet tjera të Sirisë. Objektivi i tyre nuk është DAESH-i ose El Nusra, por opozita e moderuar”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se “Cila është strategjia juaj e re ushtarake?”, Çavushollu tha: “Qëllimi është të spastrohet zona e quajtur Munbiç Xhebi nga DAESH-i dhe të kthehet në zonë të sigurt. Më pas qyteti El Bab duhet të jetë objektivi i ri”.

Duke e bërë të ditur se qyteti Rakka në Siri dhe Mosuli në Irak në njëfarë mënyre janë kryeqendrat e DAESH-it, Ministri Çavushollu tha se këto dy zona duhen të pastrohen nga DAESH-i.

Ai gjithashtu bëri të ditur se disa liderë dhe vende evropiane japin përkrahjen e tyre dhe se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke menduar në lidhje me këtë çështje, ndërsa rikujtoi se disa vende tjera nuk dëshirojnë ti dërgojnë forcat e tyre speciale në rajon dhe se presin që këtë ta bëjë vetëm Turqia.

Ministri i Jashtëm Çavushollu i bëri një vlerësim edhe krizës së refugjatëve dhe shtoi se Turqia nuk del kundër zhvendosjes së tyre, por kundërshton zgjedhjen e tyre sipas kategorive të aftësive e të shkolluar.

Ai gjithashtu tha se refugjatët që do të pranohen në vend nuk do të zgjidhen sikur zgjedh bagëtinë, ndërsa shtoi se kjo nuk është një qasje njerëzore.



Lajme të ngjashme