Erdoan do të paralajmërojë liderët botërorë për FETO-n

Gjatë takimeve që do të ketë me liderët botërorë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Presidenti Erdoan do ti informojë bashkëbiseduesit mbi tentativën e FETO-s për grusht shteti më 15 korrik.

Erdoan do të paralajmërojë liderët botërorë për FETO-n

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në takimet që do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku ka shkuar për të marrë pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara (OKB), do ti informojë bashkëbiseduesit mbi tentativën e FETO-s për grusht shteti më 15 korrik.

Kryetarëve të shteteve e qeverive me të cilët do të takohet Erdoan do tu japë edhe raportet që janë përgatitur në lidhje me tentativën e FETO-s për grusht shteti. Kreu i shtetit turk do të vërë theksin në përpjekjen e popullit turk për ti dalë për zot demokracisë. Erdoan do ti paralajmërojë liderët për FETO-n, një strukturë që ushtron aktivitetin e saj në 170 vende të botës nën maskën e arsimit.

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Erdoan do të takohet me përfaqësues të rretheve investuese e të biznesit në Amerikë, me opinionbërësit si dhe me përfaqësuesit e komunitetit turk dhe mysliman që jeton në ShBA.



Lajme të ngjashme