Turqia kërkon zyrtarisht nga Uashingtoni ekstradimin e Gylenit

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kërkesën për arrestimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), Fetullah Gylen.

Turqia kërkon zyrtarisht nga Uashingtoni ekstradimin e Gylenit

Në shkresën e kërkesës së Ministrisë turke të Drejtësisë ndaj Amerikës për Gylenin që banon në Pensilvani bëhet e ditur se një pjesë e personelit ushtarak të Forcave të Armatosura Turke nën urdhrat e këtij personi ka tentuar të bëjë grusht shteti në Turqi më 15 korrik.

Gyleni me tentativën e grusht shtetit ka kryer krimet si më poshtë; “Vrasje me dashje në mënyrë të organizuar, atentat ndaj presidentit, tentativë për shkatërrim të rregullit kushtetues, tentativë për shkatërrimin dhe pengesën e mbarëvajtjes së detyrës së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë,  tentativë për shkatërrimin dhe pengesën e mbarëvajtjes së rregullit të Republikës së Turqisë, krijimin e një organizate terroriste të armatosur dhe udhëheqjen e kësaj organizate”.

Në shkresën e saj Ministria turke e Drejtësisë kërkon 10 deri 15 vjet heqje lirie për Gylenin për krimin e krijimin e një organizate terroriste të armatosur dhe udhëheqjen e kësaj organizate, kurse për krimet e tjera të lartpërmendura kërkon dënimin me burg të përjetshëm.

Ministria e Drejtësisë në Shkresën e saj rikujton pikën e 10 të marrëveshjes që është firmosur ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ekstradimin e Kriminelëve dhe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Ministria e Drejtësisë edhe përpara tentativës për grusht shteti i kishte dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 4 dosje të ndryshme në lidhje me krimet e kryera nga ana e FETO-s dhe kishte kërkuar nga Amerika arrestimin e përkohshëm të kreut të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) Fethullah Gylen.



Lajme të ngjashme