Hulusi Akar: Në luftë deri në shfarosjen e çdo lloj terrori

Shefi i Shtatmadhorisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar i uroi Kurban Bajramin personelit të Forcave të Armatosura Turke.

Hulusi Akar: Në luftë deri në shfarosjen e çdo lloj terrori

Në mesazhin e publikuar Akar tha: “Deri sa të eliminohet edhe terroristi i fundit do të vazhdojmë me vullnet dhe vendosmëri Operacionin e Luftës kundër Terrorit”.

Shefi i Shtatmadhorisë tërhoqi vëmendjen në përpjekjen e Forcave të Armatosura Turke pa bërë diferencim natë apo ditë, përfshi ato tokësore, ajrore dhe detare në tërë vendin dhe përtej kufirit në mënyrë që bajrami të jetohet në qetësi dhe siguri.  

Ai u shpreh edhe në lidhje me Operacionin ‘Mburoja e Eufratit” e filluar në pararojën e Forcave të Armatosura Turke për të pastruar kufirin verior të Sirisë nga elementët terroristë dhe bëri të ditur se pa dëmtuar njerëzit e pafajshëm këto aktivitete do të vazhdojnë me vullnet dhe vendosmëri deri sa të çrrënjoset çdo lloj terrori dhe deri sa të shfaroset edhe terroristi i fundit në vend ndërsa jashtë kufirit do të vazhdojnë në formën e mbështetjes.

Në mesazhin e tij Akar theksoi se me konceptin “nëse vritem jam dëshmor dhe nëse plagosem jam veteran” jemi gjithmonë në krye të detyrës nën urdhrin e shtetit dhe të popullit.

Hulusi Akar i uroi Kurban Bajramin personelit të FAT, familjeve të ushtarëve dhe të afërmeve të dëshmorëve dhe veteranëve.



Lajme të ngjashme