Operacionet antiterrorizëm në Turqi, martirizohen 14 forca të sigurisë

Të paktën 14 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë kanë rënë dëshmorë gjatë përleshjeve me terroristët e PKK-së në provincat Van dhe Mardin...

Operacionet antiterrorizëm në Turqi, martirizohen 14 forca të sigurisë

Tre ushtarë turq u martirizuan dhe 20 të tjerë u plagosën, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, gjatë një operacioni antiterrorizëm mëngjesin e sotëm në zonat rurale të qytezës Çukurca, në provincën lindore Hakkari.

Po ashtu, 8 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe 8 të tjerë janë plagosur gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste PKK në qytezën Çaldiran të provincës lindore Van.

Luftimet shpërthyen gjatë operacionin kundër elementeve të organizatës separatiste dhe terroriste në malin Tendurek të Çaldiranit.

Një toger, 2 nënoficerë dhe 5 rreshterë u martirizuan në krye të detyrës. Tetë ushtarë të tjerë të plagosur janë dërguar për kurim në spital.

Në zonë u ndërmor menjëherë një operacion i shkallës së gjerë kundër terroristëve.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Turqisë organizuar 3 sulme në zonën Tendurek duke neutralizuar 13 anëtarë të organizatës terroriste e separatiste PKK.

Kurse në qytezën Dargeçit të provincës juglindore Mardin, 2 ushtarë e një roje fshati ranë dëshmorë dhe 6 të tjerë u plagosën në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe terroristëve.

Përleshjet mes terroristëve të PKK-së dhe forcave të sigurisë shpërthyen jo shumë larg qendrës së qytezës Dargeçit.

Gjatë luftimeve ra dëshmor një ushtar dhe u plagosën 4 anëtarë të forcave të sigurisë e dy roje fshati.

Mes të plagosurve, një ushtar dhe një roje fshati humbën jetën në spitalin ku po kuroheshin.

Forcat e sigurisë po zhvillojnë një operacion kundër terroristëve në rajon.



Lajme të ngjashme