Rritet numri i emigrantëve në "udhëtimin e shpresës" gjatë muajit gusht

Shkon në gjendjen e para 5 muajve numri i refugjatëve të cilët me shpresën për një jetë më të mirë udhëtojnë në rrugë ilegale nga Turqia drejt ishujve të Greqisë.

Roja bregdetare turke ka kapur 1.670 persona në përpjekjen e tyre për të kaluar në ishujt grek në mënyrë të jashtëligjshme, shifër kjo që është 90 për qind më e lartë se një muaj më parë. 

Ekipet e Rojeve Bregdetare turke në prill kishin ndaluar 1 mijë e 717 emigrantë duke tentuar për të kaluar në ishujt grek.

Numri i atyre që udhëtojnë përmes rrugëve ilegale drejt Evropës në "udhëtimin e shpresës", për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, sociale si dhe gjendjes së luftës në vendin e tyre, me anë të marrëveshjes së ripranimit të nënshkruar mes Turqisë dhe BE-së më 18 mars kishte rënë në mënyrë të dukshme, megjithatë këto tentativa vazhdojnë ende.

Sipas të dhënave të Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, numri i emigrantëve të ardhur në ishujt grek gjatë muajit gusht doli mbi 3 mijë. 

Lajme të ngjashme