Çelik: Turqia deri më sot ka zbatuar të gjitha marrëveshjet

Çelik tha se “Askush nuk mund t’i thotë Turqisë luftoni me filan organizatë terroriste dhe mos luftoni me filan organizatë terroriste".

Çelik: Turqia deri më sot ka zbatuar të gjitha marrëveshjet

Ministri turk i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Ömer Çelik tha se “Askush nuk mund t’i thotë Turqisë luftoni me filan organizatë terroriste dhe mos luftoni me filan organizatë terroriste. Për ata DAESH mund të jetë i rrezikshëm e PYD jo. Për ne, PYD, DAESH, janë organizata të rrezikshme".

Ministri Çelik ka dhënë deklarata dhe iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në panelin editorial të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA). 

Çelik është pyetur në lidhje me marrëveshjen për refugjatët mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe liberalizimin e vizave. 

Duke tërhequr vëmendjen se përderisa vitin e kaluar në muajin tetor brenda një dite në Mesdhe kalonin shtatë mijë persona, kjo shifër ka rënë në mes të 20-30 falë faktit që Turqia ka zbatuar “një nga një” të gjitha marrëveshjet. Çelik tha se fakti më i rëndësishëm është se në muajin maj në Mesdhe nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje. 

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Çelik theksoi se Marrëveshja e Ripranimit do të zbatohet nëse jepet një datë e caktuar. “Domethënë, aktualisht themi se nuk do të bëjmë ndryshime në ligjin për terrorizmin dhe ligjet tjera. Megjithatë, kjo mund t’i transferohet një mekanizmi brenda Këshillit të Evropës dhe me ndryshimin e rrethanave mund të vlerësohet sërish. Turqia mund të bëjë një zotim të tillë. Liberalizimi i vizave mund të garantohet në këtë mënyrë. Por, përderisa Turqia lufton në të njëjtën kohë me pesë-gjashtë organizata terroriste, këtë ligj nuk mund ta ndryshojmë”, tha Çelik.

Në lidhje me debatet e ngritura në Francë kohëve të fundit rreth ndalesës së burkinit, Ministri Çelik tha se i ka ndjekur nga afër këto debate dhe se kjo gjendje tregon për keqkuptime të sërishme të modernizimit, islamofobisë dhe laicitetet në marrëdhëniet me fenë.

“Në këtë epokë, nuk duhet të kemi ndërhyrje ndaj veshjes së femrave duke i vendosur police mbi kokë. Fenomeni i tillë në vende të barazisë dhe lirive siç është Franca është shqetësues në masë të madhe”, tha Çelik.

Duke nënvizuar se kjo ndalesë tregon për islamofobinë, Çelik e ka quajtur këtë hap si “islamofobi liberale”, ndërkohë që, sipas tij, “islamofobia liberale” i përjashton gjërat që nuk përputhen me të duke e vlerësuar identitetin mysliman dhe identitetet e tjera si subkultura. “Ata po zbatojnë një qasje përjashtuese”, vlerësoi ministri Çelik.

Sipas tij, “Islamofobia liberale është më e rrezikshme se islamofobia klasike, sepse islamofobia klasike shfaqej pasi përcaktoheshin si të djathtë ekstremë ose fanatikë fetarë. Ndërkaq, kjo (islamofobia liberale) është fenomen që fshihet prapa vlerave si barazia, vëllazëria dhe moderniteti."

Duke u shprehur se është e nevojshme që çdokush të mendojë përballë këtyre debateve në kryeqytetin e vlerave të revolucionit francez, Çelik tha: “Kjo që i themi islamofobi liberale, shohim që fatkeqësisht ka rritur ritmin në shumë vende të Evropës. E në lidhje me këtë, ne natyrisht që do të vazhdojmë ta shprehim ndjeshmërinë tonë.”



Lajme të ngjashme