Përurohet ura e tretë e Stambollit

Ura e “Javuz Sulltan Selimit”, që është ura e tretë mbi Ngushticën e Bosforit në Stamboll, u përurua me një ceremoni madhështore ku morën pjesë edhe liderët botëror.

Përurohet ura e tretë e Stambollit

Ura e “Javuz Sulltan Selimit”, që është ura e tretë mbi Ngushticën e Bosforit në Stamboll, u përurua me një ceremoni madhështore ku morën pjesë edhe liderët botëror.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e përurimit të urës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) theksoi se Turqia është duke shkuar me hapa të sigurta drejt objektivave të saj dhe se me anë të performancave të saj do të arrijë në nivelin e qytetërimeve bashkëkohore.

Duke e bërë të ditur se kjo urë është njëra prej urave të para në botë e këtij lloji pasi ajo mundëson transportin edhe rrugor edhe hekurudhor, Presidenti Erdoan tha se kjo urë do të jetë temë e shumë publikimeve.

Presidenti tha se gjatë ditëve të ardhshme do të fillohet me ndërtimin edhe të dy projekteve gjigante, atë të Kanalit të Stambollit dhe Urës së Çanakalasë.

Duke prekur në ngjarjet e sulmeve të terrorit që u jetuan ditëve të fundit, Presidenti Erdoan tha se populli turk prishi lojën e atyre të cilët më 15 korrik tentuan të mbjellin farat e ngatërresës, ndërsa me dështimin e tentativës, organizatat terroriste PKK dhe DAESH edhe njëherë treguan pamjet e tyre të vërteta. Pasi që Turqia nuk hodhi hap prapa në luftën kundër terrorit dhe me fillimin e operacionit në Xherablus ata filluan me sulme të reja.

Presidenti Erdoan tha se edhe sulmi ndaj kryetarit të partisë kryesore opozitare në vend, CHP, Kemal Këllëdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) duhet të vlerësohet në këtë mënyrë.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Truqisë, Ismail Kahraman tha se “Me zhvillimin e Turqisë dhe me realizimin e veprave të tilla si ura e “Javuz Sulltan Selimit”, ata bëjnë përpjekje për ta penguar vendin tonë. Brenda një kohe të shkurtë përjetuan një ditë të zezë e cila kaloi brena 20 orëve dhe lus Zotin që ditë të tilla të mos jetohen më”.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se ura e “Javuz Sulltan Selimit” nuk është e dedikuar vetëm për qytetarët e Stambollit, por bëri të ditur se ajo do ti shërbej të gjithë atyre të cilët do të kalojnë nëpër rrugën historike të mëndafshit duke u nisur nga Lindja e Largët, Kina për në Londër.

“Kjo vepër ndodhet në krye të veprave të cilat lidhin njerëzimin dhe qytetërimet me njëri-tjetrin”, - ka thënë Jëlldërëm.

Ura e tretë e Stambollit, e cila ndodhet në pjesë veriore në dalje për në Detin e Zi, është emëruar sipas sulltanit të 9-të të Perandorisë Osmane, Javuz Sulltan Selim.

Ura e ndërtuar sipas modelit ndërto-shfrytëzo-transfero (Built-Operate-Ttansfer) u ndërtua brenda një afati rekord prej 39 muajsh, ndërsa kostoja e saj ka qenë 4,5 miliardë dollarë.

Kjo urë, e cila lidhë për herë të tretë dy brigjet e Ngushticës së Bosforit, ka 8 korsi të rrugës tokësore dhe 2 korsi të linjave hekurudhore.

Me gjerësi prej 59m ura e “Javuz Sulltan Selimit” është ura më e gjerë në botë, ndërsa me një distancë prej 1 mijë e 408 metrave mbanë titullin e urës më të gjatë të varur në botë që ka edhe sistemin hekurudhor. Me 320 metra lartësi të shtyllave të urës, ajo mbanë titullin e urës më të lartë të varur në botë.



Lajme të ngjashme