Ekstradimi i Gulenit - Delegacioni amerikan përfundon bisedimet në Turqi

Kanë përfunduar bisedimet me autoritetet turke të delegacionit amerikan, që erdhi të hënën në Ankara nga Uashingtoni për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fethullah Gulen...

Ekstradimi i Gulenit - Delegacioni amerikan përfundon bisedimet në Turqi

Kanë përfunduar bisedimet me autoritetet turke të delegacionit amerikan, që erdhi të hënën në Ankara nga Uashingtoni për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fethullah Gulen.

Siç bëjnë të ditur burime nga Ministria turke e Drejtësisë, bisedimet ndërmjet zyrtarëve të këtij dikasteri dhe delegacionit amerikan, që formohet nga 3 përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe 1 nga Departamentit i Shtetit, filluan ditën e martë dhe përfunduan mesditën e sotme.

Në kuadër të bisedimeve, burokratët dhe specialistët e Ministrisë turke të Drejtësisë informuan zyrtarët amerikanë rreth 4 dosjeve të ekstradimit, dërguar më parë në SHBA.

Delegacionit amerikan iu prezantuan edhe prova të rëndësishme në lidhje me realizimin e tentativës së 15 korrikut për grusht shteti nën urdhrat dhe komandën e Fethullah Gulenit; ndërsa iu shfaqën pamje filmike të bombardimit të Presidencës dhe Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, të shtypjes së popullit me tanke përpara selisë së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, si dhe të sulmeve ajrore me helikopterë në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë dhe në Komandën e Operacioneve Speciale në Golbasi.

Zyrtarët amerikanë mbetën të shokuar që në çastet e para të materialeve filmike, sipas të njëjtit burimi.

Po ashtu, 4 ekspertëve të ardhur nga SHBA-ja iu treguan edhe pohimet e shumta të ushtarakëve të përfshirë në tentativën për grusht shteti, me në krye atë të adjutantit të shefit të Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Një nga dëshmitë më të rëndësishme, që la pa fjalë delegacionin amerikan, ishte ajo e Gjeneralit Akar, të cilit, ndërsa mbahej peng nga anëtarët e juntës autore të tentativës për grusht shteti, gjenerali puçist Hakan Evrim i propozoi një kontakt telefonik ose të drejtpërdrejtë me Gulenin duke e cilësuar këtë të fundit si “lider”.

Gjatë bisedimeve, delegacionit të SHBA-së iu bënë gjithashtu prezantime të ndryshme në lidhje me FETO-n edhe nga prokurorët e përgjithshëm të Stambollit dhe Izmirit.

Prokurori i Përgjithshëm i pjesës aziatike të Stambollit, Fehmi Tosun, u shpjegoi zyrtarëve amerikanë strukturën financiare të FETO-s dhe ndau me ta provat rreth kësaj strukture.

Autoritetet e Ministrisë turke të Drejtësisë bënë me dije se bisedimet ishin “pozitive”.

Pasi u njohën në detaje me dokumentet, që shpalosin urdhrat dhe direktivat e Fethullah Gulenit në tentativën e 15 korrikut për grusht shteti, zyrtarët amerikanë u shprehën të habitur me këto fjalë: “Nuk e dinim kaq shumë Gulenin.”

Menjëherë pas dështimit të tentativës për grusht shteti më 15 korrik, Ankaraja zyrtare i kishte kërkuar Uashingtonit “arrestimin dhe ekstradimin urgjentisht” të kryeterroristit Fethullah Gulen, që jeton me dëshirë në Pensilvani që prej vitit 1999.



Lajme të ngjashme