Turqi - Dy terroristë të arrestuar për përfshirje në sulm me bomba

Dy terroristë të dyshuar për përfshirje në sulmin me bomba në Diyarbakir ditën e hënë dhe një makinë e përdorur në këtë sulm janë kapur nga policia turke.

Turqi - Dy terroristë të arrestuar për përfshirje në sulm me bomba

Dy terroristë të PKK u arrestuan të dyshuar për lidhje me sulmin me autobombë ditën e hënë që goditi Turqinë juglindore, duke lënë të vrarë tre civilë, përfshirë një fëmijë, dhe pesë policë.

Zyra e Prefektit të Dijarbakërit (Diyarbakır) tha në një deklaratë për mediat se dy terroristët e përfshirë në sulm u kapën dhe një automjet që është përdorur në sulm është konfiskuar.

Tridhjetë e shtatë persona, duke përfshirë edhe efektivë policie, u plagosën në sulmin ndaj Postës së Kontrollit Rrugorë që mbante emrin e shefit të Policisë Martir Murat Uxhar (Murat Ucar) dhe që ndodhet përgjatë autostradës Dijarbakër-Batman.



Lajme të ngjashme