Ankaraja dënon ashpër shpifjet e TV gjerman "ARD" për Turqinë

Turqia dënoi ashpër lajmet shpifëse ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe qeverisë të publikuara në televizionin shtetëror gjerman ARD.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme turke bëhet e ditur se lajmi i televizionit gjerman ARD, i bazuar në një raport të Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë, që si objektiv ka Turqinë “është një tregues i ri i mentalitetit të shtrembëruar, i cili bën përpjekje që me anë të pretendimeve ta dëmtojë Turqinë”.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se prapa këtyre pretendimeve fshihen disa rrethe politike të Gjermanisë të njohura për nga standardi i dyfishtë përballë luftës kundër terrorit përfshirë edhe atë me organizatën terroriste PKK.

“Turqia, e cila është një vend që lufton me të gjitha llojet e terrorit, nga partnerët dhe aleatët të tjerë pret që të veprojnë në mënyrë të njëjtë”, u tha në deklaratë.

Ndërkaq nga autoritetet përkatëse gjermane u kërkua shpjegim në lidhje me raportin në fjalë të Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme