Erdoan: Evropa nuk na mbështet mjaftueshëm përballë puçit të 15 korrikut

Në një intervistë ekskluzive për kanalin gjerman RTL Presidenti Erdoan e kritikoi Evropën për mbështetjen e pamjaftueshme ndaj Turqisë, demokracia e të cilës u përball me tentativën e grushtit të shtetit.

Erdoan: Evropa nuk na mbështet mjaftueshëm përballë puçit të 15 korrikut
cumhurbaşkanı alman televizonu rtl1.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e kritikoi edhe një herë me gjuhë të ashpër Evropën për mos-mbështetje të mjaftueshme ndaj Turqisë përballë tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik.

Në një intervistë për televizionin gjerman RTL, Presidenti Erdoan vlerësoi tentativën e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në 15 korrik dhe qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj kësaj tentative, liberalizimin e vizave dhe gjyqësorin gjerman.

Evropën Erdoan e kritikoi për mosmbështetjen mjaftueshëm të Turqisë përballë sulmit që iu bë demokracisë turke me tentativën e grushtit të shtetit.

“Natën e 15 korrikut ndodhi tentativa për grusht shteti. Ndërsa më 18 korrik më telefonoi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Dhe përdori një shprehje që të linte të kuptoje se “zhvillimet nuk duhet të jenë të tilla që të na shqetësojnë". Natyrisht që një gjë e tillë na shqetëson. Ne nuk bëjmë diçka duke u nisur nga ambicia e hakmarrjes”, u shpreh Erdoan.

“Ne presim që Evropa të jetë në krahun tonë përballë tentativave për grusht shteti. Nga evropianët, që u bashkuan kundër terrorit në Paris, presim që të njëjtën gjë ta bëjnë dhe për Turqinë. Vendet evropiane duhet të kishin dërguar të paktën nga një përfaqësues, mirëpo nuk e bënë as këtë,” shtoi ai.

Për shkak të tentativës së organizatës FETO për grusht shteti kanë humbur jetën 240 qytetarë dhe janë plagosur mbi 2 mijë të tjerë, rikujtoi Erdoan dhe e vazhdoi me këto fjalë intervistën për RTL:

“Pas këtij sulmi që iu bë demokracisë turke për vizitë në Turqi erdhën Sekretari i Përgjithshme të Këshillit të Evropës, një ministër evropian dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit. Na vjen keq që ndodhi kështu”, tha Erdoan.

Presidenti turk kritikoi edhe mos-lejimin nga Gjykata Kushtetuese gjermane të pjesëmarrjes së tij me telekonferencë në Mitingun Kundër Grushtit të Shtetit, që u mbajt dy javë më parë në qytetin Këln të Gjermanisë. “Në këtë pikë unë nuk e respektoj gjyqësorin gjerman”, shtoi Erdoan.

Kreu i shtetit turk u ndal edhe në çështjen e liberalizimit të vizave dhe “Marrëveshjen e Ripranimit” që është firmosur ndërmjet BE-së dhe Turqisë. Evropa nuk i ka përmbushur premtimet që ka bërë në lidhje me heqjen e vizave, në kohë reale edhe Turqia nuk do të zbatojë ripranimet”, shtoi ai.

Detyra ime është të them të drejtën,- cilësoi Erdoan, ndërsa i quajti si të papranueshme zvarritjet që i bën BE-ja Turqisë për 53 vite në çështje të ndryshme (lidhur me integrimin evropian).

Në lidhje me problemet me të cilat Turqia po përballet në kufirin e saj me Sirinë Erdoan u shpreh se NATO e ka lënë vetëm Turqinë.

Erdoan ka tërhequr vëmendjen se Turqia nuk ka asnjë problem me NATO-n, duke shtuar më tej se "NATO nuk duhet ta lërë vetëm anëtarin e saj”.

“Në kufirin me Sirinë ne përjetojmë probleme shumë serioze dhe traumatike. Si pasojë e bombave të hedhura nga ana e Sirisë po humbin jetët e njerëzve tanë. Nëse nuk do të jetë sot, kur do të jetë NATO-ja në anën tonë? Halepi gjithashtu ndodhet në një periudhë të vështirë. Çfarë mund të bëjmë për të zgjidhur nevojat humanitare atje; kjo është pyetja që shtrohet sot",- u shpreh Erdoan.

Ndër të tjera Erdoan ka pohuar se në takimin me presidentin rus Vladimir Putin kanë diskutuar edhe për çështjen e qytetit të Halepit. Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së popullatës së këtij rajoni Erdoan tha se "Do të ketë një korridor apo korridore për dërgimin e ndihmave humanitare. Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim me mbështetjen e Rusisë."

Presidenti Erdoan ndër të tjera ka folur edhe pretendimet e “Amnesty International”, e cila pretendon se në Turqi po kryhen tortura, ku ai pretendimet e organizatës i ka cilësuar larg nga të qenit konkrete, por të bazuara në dezinformacion dhe gabime.

"Organizata Amnesty International merr për bazë disa lajme që qarkullojnë në mediat sociale. A ka ardhur ndonjëherë këtu dhe të shikojë Parlamentin e Turqisë? A i ka dëgjuar AI ministrin e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm? Nuk kanë asnjë vlerë deklaratat e tyre përderisa ata nuk kanë dëgjuar ministrat. Unë kam trokitur derën atyre në kohën që do të më arrestonin sepse recitova një poezi. Nuk u interesuan me mua. Amnesty International nuk vepron në mënyrë të drejtë dhe korrekte. Ajo është një organizatë ideologjike, nuk është një organizatë e drejtë. Unë flas hapur". 



Lajme të ngjashme