Koment - Paradigmat e reja të terrorit

Arsyeja e të gjitha sulmeve terroriste që do të bëhen kundër civilëve perëndimorë do të jetë që politikanët e vendeve tona mike dhe aleate të mos bëjnë unitet dhe bashkojnë fuqitë kundër terrorit.

550541
Koment - Paradigmat e reja të terrorit

- Nga Erdall Shimshek (Erdal Şimşek) -

Edhe terrori, që është një lloj lufte asimetrike, ashtu si Projekti i Luftërave të Yjeve ndikoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Fuqitë sovrane të botës, që prodhuan terrorin, i cili është një mënyrë imorale të luftuari, nuk menduan se një ditë terrori do të kthehej dhe do ti gjente edhe ata.

Terrori me sulmin që mori në shënjestër marinsat amerikanë në Kryeqytetin e Libanit, Bejrut, në fillim të viteve 1980, filloi të shqetësojë miqtë tanë perëndimorë. Por në të njëjtën periudhë, veçanërisht në kryeqytetet e vendeve tona aleate çdo ditë vriteshin diplomatët turq. Organizata terroriste armene (ASALA), që në ato vite vrau qindra diplomatë dhe bashkatdhetarë turq, në sulmin që zhvilloi në aeroportin Orly të Parisit kundër një kompanie turke të transportit ajror civil, krahas turqve shkaktoi edhe vdekjen e francezëve. Kjo ngjarje për ASALA-n do të ishte fillimi i fundit të saj.

Për shkak se goditi evropianët terrori tashmë nisi të shihej si një kërcënim. Edhe pse shteti turk prej vitesh u kërkonte edhe evropianëve, edhe aleatëve të NATO-s ekstradimin e terroristëve armenë, miqtë tanë perëndimorë i shpërfillnin kërkesat e Ankarasë.

Pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që emri i organizatës ASALA filloi të fshihej në letër, organizata tjetër terroriste e armatosur PKK filloi të vrasë në tokat turke civilët, fermerët, të moshuarit dhe fëmijët. Burimi edhe financiar, edhe njerëzor i kësaj organizate terroriste ishin shtetet tona aleate evropiane. Turqia këta terroristë vazhdoi ti kërkojë nga miqtë e saj evropianë, që janë djepi i vlerave globale të ditës së sotme në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Pavarësisht se miqve evropianë u janë dhënë emrat e mijëra terroristëve, që kanë marrë pjesë në akte terroriste bashkë me emrat e fotografitë e përgjakura të grave, fëmijëve, civilëve të vrarë nga këta terroristë, për fat të keq miqtë evropianë deri më sot nuk i kanë qëndruar besnikë Marrëveshjes së Ekstradimit të Kriminelëve dhe nuk kanë ekstraduar pothuajse asnjë terrorist. Deri sa terroristët Al Kaedës dhe DAESH-it, që është zgjatim i Al Kaedës, filluan të shpërthejnë bomba në kryeqytetet e Evropës, aleatët tanë i mbrojtën ata (terroristët), u siguruan atyre çdo lloj infrastrukture sociale, ekonomike dhe psikologjike për fuqizimin dhe përhapjen e tyre.

Përveç nëpërkëmbjes në mënyrë të tillë e këtyre vlerave nga vetë Perëndimi, kemi edhe një gjendje tjetër tragjikomike; të gjitha këto organizata terroriste që sulmojnë dhe vrasin civilë, gra e fëmijë në Turqi janë marksiste dhe antikapitaliste. Pra këto organizata janë kundër ekonomisë së tregut; janë kundër sistemit bankar, të financimit dhe të prodhimit të Perëndimit.

Sot në tokat e aleatëve tanë perëndimorë, me të cilët kemi vlera të përbashkëta, terrori ka gjetur vend për të jetuar dhe për t’u përhapur dhe për fat të keq tashmë është duke masakruar edhe kryeqytetet dhe nënshtetasit e tyre (perëndimorët).

Pasi nënshtetasit me origjinë kurde dhe qarqet socialiste në Turqi e kuptuan anën terroriste të PKK-së, kësaj të fundit nuk mbeti asnjë legjitimitet mbi popullin dhe intelektualët e Turqisë dhe së bashku me operacionet e fundit, forca e armatosur e PKK-së është neutralizuar në përmasa të madha. Ndërkohë që thamë se Turqia dhe populli tani do të merrnin frymë lirshëm, këtë herë na u shfaq Organizata Terroriste Gyleniste FETO, e cila për 40 vjet depërtoi dhe pushtoi të gjithë aparatin shtetëror.

Kjo organizatë, shoqërisë dhe botës i tregoi gjithmonë fytyrën e saj të pafajshme. Duke mbrojtur vlerat e islamit, që është një fe që mbron paqen, kulturën e bashkëjetesës dhe të drejtën e jetës së njeriut, natyrës dhe jetës ekologjike, ajo ishte e besueshme edhe për popullin turk, edhe për tërë botën. 

Dhe kjo organizatë e armatosur, që nga data 17 dhjetor 2013 e deri më sot tentoi dy herë për të bërë grusht shteti ndaj rendit demokratik, regjimit parlamentar dhe qeverisë demokratike të zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së popullsisë turke. Dhe në këto dy tentativa për grusht shteti u vranë qindra civilë, gra e fëmijë si dhe u plagosën mijëra qytetarë turq. Avionët, tanket, armët dhe bombat e blera me taksat e qytetarëve për të mbrojtur kufijtë dhe garantuar sigurinë e vendit, për fat të keq u përdorën nga kjo organizatë terroriste kundër popullit të vet.

Organizata e armatosur terroriste FETO ia ka kaluar PKK-së nga aspekti i organizimit dhe fuqisë. Ndërkohë që PKK-ja është një organizatë terroriste që si objektiv ka copëtimin e Turqisë, FETO është një organizatë terroriste shkatërruese dhe pushtuese.

Me në krye Parlamentin, ajo bombardoi edhe objektet e policisë, rrugët dhe zyrën e presidencës. Duke paralizuar sistemin e tërë vendit, organizata u mundua ta pushtojë të gjithë Turqinë. Por si rrjedhojë e besimit në vlerat e pavarësisë dhe demokracisë, populli bëri rezistencë kundër grusht shtetit dhe e mposhti atë.

Tani Turqia, nga njëra anë po kuron plagët, nga ana tjetër është duke i nxjerrë këta terroristë përpara drejtësisë. Por për fat të keq, ashtu si elementët e organizatës terroriste PKK, edhe ata të FETO-s janë arratisur tek aleatët e Turqisë duke filluar me Bashkimin Evropian, Kanadanë dhe Evropën e Veriut. Masave ligjore që ka marrë Turqia, miqtë dhe aleatët e saj nuk u kanë dhënë mbështetje. Shpresoj dhe uroj që ashtu si organizatat e tjera terroriste, në përpjekjen me të cilat aleatët perëndimorë e kanë lënë vetëm Turqinë, edhe Organizata Terroriste Gyleniste të mos kryejë akte terroriste ndaj civilëve të vendeve tona aleate perëndimore.

Arsyeja e të gjitha sulmeve terroriste që do të bëhen kundër civilëve perëndimorë do të jetë që politikanët e vendeve tona mike dhe aleate të mos bëjnë unitet dhe bashkojnë fuqitë kundër terrorit.

Nëse nuk merren masa serioze në lidhje me këtë çështje, druhem se bota do të përballet me një kërcënimi të ri të natyrës së sulmit terrorist global. Pasi kjo organizatë është vendosur e strukturuar në të gjitha vendet e botës.



Lajme të ngjashme