Qytetarët mbushën sheshet në 81 rrethet e vendit në rojën e fundit të demokracisë

Mijëra njerëz të mbledhur herët në Sheshin Taksim të Stambollit shoqëruan marshet dhe këngët që kumbonin në shesh.

549942
Qytetarët mbushën sheshet në 81 rrethet e vendit në rojën e fundit të demokracisë

Qytetarët në mbarë vendin edhe në ditën e fundit të rojës së demokracisë që bëhej për të treguar reagimin kundër tentativës së dështuar të grusht shtetit në 15 korrik nga ana e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) i mbushën sheshet e qyteteve ku jetojnë.

Mijëra njerëz të mbledhur herët në Sheshin Taksim të Stambollit shoqëruan marshet dhe këngët që kumbonin në shesh.

Qytetarët, që krahas flamujve turq valëvitën edhe flamuj të Azerbajxhanit dhe Palestinës, mbanin në duar edhe pankarta ku shkruhej “Jemi në gjurmët e presidentit”, “Luftëtarë heronj”, “Qëndro i papërkulur” dhe “Recep Tayyip Erdoğan”.

Edhe qytetarët e mbledhur përpara banesës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kësëkllë (Kısıklı) të lagjes Yskydar (Üsküdar) hodhën slogane të ndryshme thirrën tekbir.

Edhe në Sheshin Konak të Izmirit qytetarët mbushën përsëri sheshin për të mbajtur rojën e demokracisë në ditën e fundit.

Populli turk që nuk la bosh sheshet për 27 ditë me radhë, me flamuj turq në duar dhe me slogane në buzë, reaguan ndaj tentativës së grusht shtetit.

Selia e Partisë AK në rrethit e Izmirit 11 fletoret ku janë shkruar ndjenjat e pjesëmarrësve në sheshe, që nga dita e parë kur filloi roja e demokracisë e deri më dje, do t’ia dërgojë Presidentit Erdoan.

Edhe në Bilexhik (Bilecik) mijëra njerëz me flamurin turk në dorë u mblodhën ne Sheshin Republika.

Në ekranin gjigand të ngritur në këtë shesh ndoqën fjalimet e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) drejtuar qytetarëve të mbledhur përpara Kompleksit Presidencial në Beshtepe (Beştepe) të Ankarasë.

Në programin e Sheshit të Përmendores së Minatërorëve në rrethin Zongulldak, qytetarët me flamuj dhe pankarta bënë që sheshi të oshtijë nga thirrjet “Mos u përkul se ky popull është me ty”.

Edhe në Dijarbakër (Diyarbakır), Elazë (Elazığ), Batman, Mardin, Siirt dhe Bingël (Bingöl) mijëra njerëz të mbledhur në sheshe për të bërë rojën e demokracisë, reaguan ndaj tentativës së grusht shtetit në 15 korrik nga ana e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Aty u këndua mevlud në gjuhën kurde dhe reaguan kundër sulmeve të organizatës terroriste PKK në Sur të Dijarbakërit dhe Këzëltepe (Kızıltepe) të rrethit Mardin.

Edhe qytetarët e mbledhur në Sheshin Vilajet të rrethit Kërklareli (Kırklareli) valëvitën flamuj turq dhe hodhën slogane duke reaguar ndaj tentativës së dështuar.

Qytetarët e mbledhur përpara Prefekturës së Hakkarit u lutën për dëshmorët e rënë gjatë tentativës së grusht shtetit.

Pjesëmarrësit që herë pas here hodhën slogane, nga ekrani i madh i vendosur në qendër të qytetit ndoqën pamjet e përjetuara gjatë natës së tentativës.

Ata dëgjuan edhe poezitë e recituara nga Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme