Çelik: S'do të ketë ndryshime në ligjin antiterror së afërmi

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, theksoi se Ankaraja nuk do të bëjë ndryshime në ligjin antiterror në terma kohore afatshkurtra siç Unioni i kërkon në këmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Turqisë...

Çelik: S'do të ketë ndryshime në ligjin antiterror së afërmi

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, theksoi se Ankaraja nuk do të bëjë ndryshime në ligjin antiterror në terma kohore afatshkurtra siç Unioni i kërkon në këmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Turqisë.

Në një prononcim për gazetën britanike “Financial Times”, Omer Çelik ka thënë se kjo gjë është e pamundur të realizohet në periudhë afatshkurtër, sepse sapo kanë kapërcyer rrezikun dhe kërcënimin e tentativës për grusht shteti.

Çelik vuri në pah gjithashtu se Turqia është e hapur për të diskutuar me partnerët e saj evropianë në lidhje me ligjet antiterror dhe mund të angazhohet që të bëjë reforma në terma kohore afatgjata.

“Megjithatë është e pamundur që këtë gjë ta bëjmë së afërmi. Turqia porsa kaloi tentativën e një organizate terroriste për grusht shteti. PKK-ja, DAESH-i dhe grupe të tjera vazhdojnë të organizojnë sulme. Prandaj ndryshimi i ligjit antiterror në këtë pikë nuk do të ishte një veprim i zgjuar. Ne nuk pranojmë një qasje, ku thuhet se Turqia duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në lidhje me paketën, por BE-ja nuk do të bëjë atë që i takon”, përfundoi kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin.



Lajme të ngjashme