​​​​​​​Lufta antiterrorizëm e Turqisë – Një dëshmor dhe 4 të plagosur

Një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe 4 të tjerë janë plagosur natën e të shtunës gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste, PKK, në qytezën Eruh të Siirtit, në juglindje të Turqisë...

​​​​​​​Lufta antiterrorizëm e Turqisë – Një dëshmor dhe 4 të plagosur

Një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe 4 të tjerë janë plagosur natën e të shtunës gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste, PKK, në qytezën Eruh të Siirtit, në juglindje të Turqisë.

Shkëmbimi i zjarrit me terroristët e PKK-së filloi në zonën rurale Akmese.

Autoritetet turke bëjnë me dije se ushtarët e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën.

Në zonë vijojnë operacionet antiterrorizëm me mbështetje ajrore nga helikopterët “Atak” të Brigadës së 3-të Komando të Siirtit dhe pjesëmarrjen e Trupave Speciale të Xhandarmërisë.

Juglindja e Turqisë është përfshirë nga një sërë sulmesh terroriste dhe operacionesh antiterroriste të forcave të sigurisë prej kur PKK-ja, e cila renditet në listën amerikane dhe evropiane të organizatave terroriste, rinisi në vitin 2015 fushatën e saj të armatosur mbi 30-vjeçare kundër shtetit turk.



Lajme të ngjashme