Erdoan: 15 korriku, tentativë për ta lënë popullin pa flamur e atdhe

Rrjeti tradhtar që mori pjesë në tentativë e dështuar për grusht shteti në 15 korrik nuk do t’ia dijë as për popull, as për flamur, as për atdhe e as për shtet, tha Presidenti Erdoan në një fjalim që mbajti të enjten paradite takim konsultativ.

Erdoan: 15 korriku, tentativë për ta lënë popullin pa flamur e atdhe

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të enjten në një aktivitet se "15 korriku ishte një tentativë për të lënë këtë popull pa flamur, pa atdhe, pa shtet. Sepse rrjeti i tradhtisë që ishte në këtë tentativë nuk do t’ia dijë as për popull, as për flamur, as për atdhe e as për shtet".

President Erdoan, këto deklarata i bëri në një takim konsultativ me krerët e dhomave dhe bursave në kompleksin presidencial.

"Populli ynë më 15 korrik e dha porosinë në mënyrë të hapur dhe të qartë jo vetëm ndaj kësaj organizate terroriste, por edhe për të gjithë ata që kanë qëllime të ngjashme dhe dëshirojnë të zbatojnë metoda të ngjashme. Çfarë tha populli ynë; 'Ne nuk kemi atdhe tjetër përpos këtij vendi dhe nuk do t’ua lëmë shtetin tonë këtyre të devijuarve",- cilësoi Erdoan.

"Kinse të gjitha 160 vendet ku (FETO) janë të organizuar i pranojnë si atdhe. Përpiqen që të shfaqin një vetëbesim që të vijnë deri në atë pikë sa të tregojnë se do ti kontrollojnë edhe ato vende kur do të vijë koha. Do të marrin nën kontroll edhe Amerikën. Ashtu janë duke thënë. Në këtë kontekst nuk po përballemi vetëm me një organizatë të devijuar nga besimi, por edhe nga kombësia”,- vijoi Presidenti Erdoan.

Këta e kanë mashtruar popullin duke e keqpërdorur emrin e Zotit dhe diturinë, dhe e kanë zhveshur (financiarisht) atë në emër të 'bamirësisë'. Tani çdo gjë po del në shesh, dhe do të dalin edhe shumë gjëra të tjera. Ende nuk ia kemi vendosur “pikën mbi i” kësaj çështjeje, kjo është vetëm një presje, sepse ne do të vazhdojmë edhe më tutje. Nuk ka të ndalur, nuk ka pushim, vetëm se këtë proces duhet ta vazhdojmë me vendosmëri. “Unë, natyrisht, dua që në fakt edhe zoti Këllëçdaroğlu (Kemal Kılıçdaroğlu, lideri i Partisë Republikane Popullore – CHP) të jetë i pranishëm aty (në Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve që do të mbahet të dielën në Yenikapı të Stambollit - shën.përkth.). Ata aktualisht kanë deklaruar se do të marrin pjesë me një delegacion. Supozoj se do ta rishqyrtojnë edhe një herë çështjen dhe do të vendosin të jenë të pranishëm në Yenikapi ditën e diel", u shpreh Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme