Ambasadori britanik në Ankara shprehet për tentativën e grusht shteti

“Nuk kam vështirësi për të pranuar shpjegimin e qeverisë se gylenistët qëndrojnë prapa kësaj tentative”, thotë ambasadori Richard Moore.

Ambasadori britanik në Ankara shprehet për tentativën e grusht shteti

Ambasadori i Anglisë në Ankara, Richard Moore, në lidhje me tentativën e grusht shteti të 15 korrikut të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) të ndërmarr më 15 korrik tha se “Nuk kam vështirësi për të pranuar shpjegimin e qeverisë se gylenistët qëndrojnë prapa kësaj tentative”.

Sipas lajmit të gazetës “Hurriyet”, ambasadori britanik, Richard Moore për parandalimin e tentativës së grusht shteti nga ana e popullit duke dalë në rrugë e sheshe dhe më pas bashkimi i të gjitha partive për ti dalë për zot vullnetit civilë tha se “Demokracia turke dëshmoi aftësitë e saj”.

Duke thënë se “Nuk kam vështirësi për të pranuar shpjegimin e qeverisë se gylenistët qëndrojnë prapa kësaj tentative”, ambasadori Moore tha se do të bashkëpunojnë pa hezitim për të siguruar prova mbi aktivitetet e organizatës terroriste gyleniste në Angli.



Lajme të ngjashme