Zv.kryeministri turk paralajmëron për ‘sulme’ të ndrysmë të FETO-s

Zv.kryeministri Numan Kurtulmus paralajmëroi se Organizata Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) pas sprapsjes së tentativës së grushtit të shtetit në 15 korrik nuk do të tërhiqet mënjanë duke thënë se “u mundëm”.

numan kurtulmuş-trt haber mikrofon.jpg

Organizata (FETO) do të punojë ta ‘vendosë me shpallua pas murit’ Turqinë me anë të operacioneve manipuluese për ndërtimin e perceptimit të gabuar në botën perëndimore, u shpreh Kurtulmus.

Këto deklarata Zv.kryeministri Numan Kurtulmus i bëri në fjalën që mbajti në Mbledhjen e Diplomacisë Ekonomike organizuar të premten në Ankara, ku tha se në 15 korrik vendi kaloi natën më të errët të historike politike (turke) dhe natën më të vështirë që ka para në kaluarën e afërt. 

“Me sa duket banka e FETO-s që bëri këtë puç dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të tërhiqen mënjanë duke thënë ‘u mundëm’. Ata kishin vite të tëra që përgatiteshin për këtë. Nuk do të heqin dorë nga qëllimet e tyre, pavarësisht sprapsjes së grushtit të shtetit”, u shpreh Kurtullmush.

Zv.kryeministri tha se disa spekulime, interpretime që do të bëjë mbi ekonominë e Turqisë si dhe aktivitetet që do të bëjnë jashtë shtetit për ta treguar keq ekonominë turke përbëjnë njërën prej pistave, ku do të fokusohet kjo organizatë këtej e tutje, ndërsa pista tjetër ka të bëjë me ‘brohoritjet’ që do të bëjnë në lidhje me çështjet mbi të drejtat e njeriut.

Numan Kurtulmus theksoi se në periudhën pas 15 korrikut duhet ndërtuar një diplomaci e mirë ekonomike si masë ndaj operacioneve manipuluese.

Përpjekja për pastrimin e aparatit shtetëror nga të gjithë elementët që kanë marrë pjesë në tentativën e grushtit të shtetit do të vazhdojë pa bërë as lëshimin më të vogël, nënvizoi Kurtullmush, ndërsa shtoi: “ndërkohë që do të merremi me këtë çështje, nuk do të tregojmë mëshirë as kundër këtyre puçistëve, kurse ndaj njerëzve që nuk janë në anën e puçistëve do të sillemi me drejtësi. Si rrjedhim ky proces do të zhvillohet në kuadër të parimeve të shtetit ligjor (supermacisë së ligjit).



Lajme të ngjashme