Turqia kërkon kërkim falje nga "NBC News"

Ambasadori turk në Uashington i dërgoi një letër kanalit "NBC News" dhe kërkoi që kanali të kërkoj falje zyrtarisht për lajmet e pavërteta të publikuara në lidhje me Presidentin Erdogan.

537804
Turqia kërkon kërkim falje nga "NBC News"

Turqia nga kanali amerikan “NBC News” kërkoi që kanal të kërkesë falje zyrtare.

Në letrën që ambasada turke në Uashington i dërgoi kanalit “NBC News” u kërkua që ky kanal të kërkoj falje zyrtare për lajmin se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është arratisur në Gjermani që ky kanal publikoi më 15 korrik në natën e tentativës së grusht shtetit nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY).

Në këtë letër ku bëhet e ditur se ajo që bëri kanali NBC është një “gazetari e papranueshme”, në mes tjerash u tha se “Kërkojmë nga kanali NBC News ta përmirësoj këtë gazetari të papranueshme të shfaqur gjatë tentativës së grusht shteti në Turqi. Lajmi që Zt. Kyle Griffin e publikoi më 15 korrik gjatë tentativës së grusht shteti se Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ka kërkuar strehim në Gjermani është i gabueshëm, i papranueshëm dhe nuk ka prova të sigurta në të cilat mund të bazohet”.

Në mes tjerash tërhiqet vëmendja se lajmi i kanalit i bazuar në burimet ushtarake amerikane është publikuar edhe nga organet tjera mediatike, ndërsa u tha se “Një lajm i tillë i cili nuk e pasqyron të vërten i publikuar në një kohë shumë të ndjeshme për Turqinë, ka qenë jashtëzakonisht e papërgjegjshëm për më tepër shtoi edhe më shumë ndotjen e informacioneve edhe ashtu të lartë”.

“Publikimi i një informate kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme në lidhje me fatin e Presidentit Erdoan në një mënyrë joprofesionale, pa e konfirmuar saktësinë dhe burimin e lajmit është shokuese”, u tha në letër.

Në letrën e dërguar nga ana e ambasadës shkruhet se edhe pse NBC më vonë e tërhoqi këtë pretendim ajo nuk e përmirësoi gabimin dhe nuk kërkoi falje.

“Kërkojmë nga NBC dhe Zt. Griffin që të kërkojnë falje zyrtarisht për këtë sjellje”, shkruhet në letër.

Kanali amerikan “NBC News” në natën e 15 korrikut gjatë tentativës së grusht shtetit nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) pretendoi se lajmin që “Presidenti Erdoan ka kërkuar azil në Gjermani dhe se avioni i tij është nisur në drejtim të Gjermanisë” e ka marr nga burimet ushtarake amerikane.

Ndërkaq Kyle Griffin, i cili e postoi këtë lajm edhe nëpërmjet rrjetit social Twitter, gjithashtu ka thënë se puçistët kanë vënë në dorë udhëheqjen e vendit.

Edhe institucioni “Newsbud”, i cili merret me lajme të pavërteta, kishte kërkuar nga NBC që deri më 25 korrik të kërkoj falje dhe të publikoj zyrtarin ushtarak të marr si referencë për këtë lajm.

Newsbud me përkrahjen edhe të komunitetit turk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planifikon që më 28 korrik të organizoj një protestë para godinës së NBC.



Lajme të ngjashme