Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Reagimet ndaj transmetimeve të mediave botërore në lidhje me tentativën e grusht shteti

Dështimi i tentativës së grusht shteti bëri që të dalin në pah animet në transmetimet e mediave amerikane dhe ato evropiane.

Reagimet ndaj transmetimeve të mediave botërore në lidhje me tentativën e grusht shteti

Dështimi i tentativës për grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) më 15 korrik bëri që të dalin në pah animet në transmetimet e mediave amerikane dhe ato evropiane.

Organet mediatike, të cilat përdorën pamjet e dhunës të jetuara në Ankara dhe Stamboll në ditën e tentativës, pretenduan se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe qeveria “do ti përdorin këto pamje për autoritarizëm të grusht shtetit”, ndërsa preferuan që të neglizhojnë pamjet kur tanket kalojnë nëpër njerëz dhe ato të bombardimit të kuvendit.

Këto institucione mediatike iu shmangën përdorimin e materialeve të prononcimeve të viktimave dhe çasteve të dhunës. Gjatë transmetimeve të tyre përdorën edhe shprehje ofenduese ndaj popullit turk.

Edhe producenti i kanaleve të institucionit mediatik të Anglisë, “BBC International TV News Channel” dhe “BBC World News”, James Bryant në një postë elektronike të hedhur në mediat sociale tha se “Kemi vështirësi për të gjetur ndonjë person që do të kritikoj ato çfarë bënë qeveria. Javën e kaluar i kushtuam rëndësi një numri të madh të njerëzve të cilët flisnin pro vendit. Shpresojmë që të gjejmë dikë që mund të flet ndryshe nga situata. Dini ju ndonjë të tillë?”

Ndërkaq nuk u vonua edhe reagimi ndaj BBC-së.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter reagoi ndaj gazetarit të BBC-së, i cili neglizhon rezistencën e popullit turk përball tankeve me kusht për jetë për të mbrojtur demokracinë dhe kërkon ndonjë njeri që do të mund të prononcohet pro grusht shteti.

Çavushollu në llogarinë e tij në Twitter postoi edhe pamjen e postës elektronike të dërguan nga gazetari i BBC-së.

“BBC-ja ndjen keqardhje që nuk gjeti ndonjë person që përkrahë grusht shtetin në Turqi dhe që flet kundër qeverisë. Do të ndjeni edhe shumë keqardhje”, shkroi Çavushollu në llogarinë e tij Twitter.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) reagoi ashpër ndaj kanalit televiziv anglez, i cili gjatë tentativës bënte transmetime pro-grusht shtetit.

Këto transmetime dhe qëndrime të BBC-së e shqetësuan thellë atë dhe popullin turk, deklaroi Ministri Ëshëk ndërsa këtë i përcolli edhe Ministrit të Mbrojtjes së Anglisë, Michael Fallon.

Ëshëk tha se presin që institucioni në fjalë të bëjë transmetime të drejta në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tërhoqi vëmendjen se në mediat perëndimore u transmetuan vetëm pamjet pas ndërhyrjes ndaj puçistëve, ndërsa pamjet e të shtënave të tyre ndaj popullit, të sulmit ndaj Kuvendit, Kompleksit Presidencial dhe ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar nuk u transmetuan.

“Kjo shfaqi para syve qëndrimin dyfytyrësh të medias perëndimore”, tha Ministri Bozda, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Mos i tregoni popullit perëndimor nëse nuk doni. Ata mund të mendojnë ndryshe, por kjo nuk e ndryshon të vërtetën. Për këtë arsye fshehja e të vërtetës nuk i sjell dobi askujt. Ata të cilët e quan Presidentin tonë ‘diktator’ me këtë ngjarje edhe njëherë panë se janë në një shpifje të madhe. Për këtë arsye Rexhep Tajip Erdoani është një person që i beson demokracisë. Ai i besoi Perëndisë dhe besoi në fuqinë e popullit. Një diktator nuk shkon drejt vdekjes, por kërkon vend për tu fshehur. Ja siç e pamë, Kadafi kërkonte vrimë për tu fshehur dhe aty edhe u kap. Mirëpo çfarë bëri Tajip Erdoani, zbriti në mesin e popullit. ‘Unë jam njeri i popullit, njeri i vendit tim. I detyrohem atyre gjithçka, nëse vdes dua të vdes me ata’, tha ai. Cili diktator në botë do e bënte këtë? Në çdo vend të botës diktatorët i kanë mbledhur gjërat e tyre dhe janë arratisur jashtë vendit. Ai është një demokrat i vërtet i cili i beson popullit të tij”.

Edhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avxhë (Nabi Avci) tha se përgjigjen më të bukur ndaj disa organeve mediatike, të cilat janë bërë simbol botëror, përball përpjekjeve të tyre për të përhapur një përshtypje sikur ‘grusht shteti ka patur mundësi të ketë sukses’, e dhanë mediat turke.

“Atë natë disa nga organet mediatike botërore, të cilat janë shndërruar në simbol të ‘transmetimeve objektive’ si BBC, CNN International, New York Times, The Guardian, bënin përpjekje për të përhapur një opinion sikur grusht shteti ka sukses. Këto organe të huaja mediatike duke i neglizhuar pamjet e hapura të transmetuara drejtpërdrejt nga ana e televizioneve turke, ata u bazuan në një deklaratë të sajuar të transmetuar nëpërmjet ekraneve të TRT-së, e cila ka qenë e pushtuar për një kohë të shkurtë, tentuan që situatën në Turqi ta paraqesin sikur në vakum i autoritetit. Ndërkaq përgjigjen më të mirë ndaj tyre e dha media turke. Ata prej ditës kur filloi kjo tentativë e deri në këtë moment pa bërë dallim i dhanë botës një mësim të etikës mediatike”, u shpreh Ministri Avxhë.

Edhe ambasadori i Turqisë në Uashington, kërkoi nga kanali televiziv NBC News të kërkoj falje për transmetime e pabaza se Presidenti Erdoan në natën e tentativës së grusht shtetit është arratisur në Gjermani.

Në letrën e dërguar kanalit u vë theksi se transmetimet e NBC News janë të papranueshme.



Lajme të ngjashme