Bozdag: Amerikanët e dinë shumë mirë që Guleni qëndron prapa puçit

I ftuar në një program televiziv ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se është më se i bindur që të gjitha autoritetet amerikane e dinë shumë mirë që Fetullah Guleni ka komanduar nga ShBA-ja tentativën e grushtit të shtetit në Turqi.

Bozdag: Amerikanët e dinë shumë mirë që Guleni qëndron prapa puçit

I ftuar në programin “Prapaskena e Kryeqytetit” (Başkent Kulisi) në televizionin privat Kanal 7, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tha se është i sigurt po aq sa është për emrin e tij se tentativa për grusht shtetin e 15 korrikut është një puç i komanduar nga Fetullah Gulen.

“Jam i bindur që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që këtë puç ushtarak e ka bërë Fetullah Guleni, po ashtu edhe Zoti Obama e di këtë, ashtu siç di edhe emrin e tij. Jam i bindur që shërbimi sekret amerikan ka pasur dijeni për këtë tentativë. Jam i bindur që këtë e ka ditur edhe Sekretari amerikan i Shtetit. Jam shumë i qartë, shumë i bindur që tani ata (amerikanët) nuk kanë asnjë dyshim për këtë çështje”,- u shpreh ministri Bozda.



Lajme të ngjashme