Kuvendi turk miraton mocionin për gjendjen e jashtëzakonshme

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 90 ditë, duke filluar nga data 21.07.2016.

534613
Kuvendi turk miraton mocionin për gjendjen e jashtëzakonshme
ibrahim kalın.jpg

Mocioni u pranua me 346 vota “Po” në votimin e zhvilluar me pjesëmarrjen e 461 deputetëve.

Kryeministri Binali Jëlldërm në fjalën falënderuese që mbajti pas miratimit të mandatit tha se vendimi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, vendim i marrë për shkak të tentativës së grushtit të shtetit që u ndërmor natën e 15 korrikut kundër rendit demokratik dhe vullnetit kombëtar, synon gjetjen dhe kapjen e puçistëve dhe rikuperimin e shkatërrimeve që kanë shkaktuar, identifikimin e problemeve strukturore dhe përcaktimin e masave që duhen marrë.

Në këtë mënyrë do të pastrohen bandat e FETO-s që janë strehuar prej vitesh brenda shtetit, dhe këto vatra të errëta që punojnë për të dëmtuar pavarësinë dhe demokracinë do të zhduken për të mos pasur më mundësi të ngrihen edhe një herë tjetër në këmbë.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e të mërkurës kishte marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për një afat 3-mujor.

Zv.kryeministri Numan Kurtullmush kishte thënë se në rast se çdo gjë do të shkojë normalisht atëherë gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë e shumta 1-1,5 muaj.

Kure zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të ndikojë jetën e përditshme të qytetarëve.

Zëdhënësi Kalin ishte i ftuar për një reportazh ekskluziv në një televizion privat.

Kalin sqaroi se shtetit do ti ofrohen mundësi të reja për të siguruar një proces përndjekjeje më efektiv.

Në lidhje me kërkesat (popullore) për dënimin me vdekje, Kalin tha: “Do të ishte një dënim i drejtë”.



Lajme të ngjashme