Samsun-Mbërrin kontingjenti i parë i turistëve arabë

Kontingjenti i 95 turistëve nga Jordania dje mbërriti në Samsun pas 2,5 orë fluturimi.

Samsun-Mbërrin kontingjenti i parë i turistëve arabë

Me fillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Jordania për në Samsun, në këtë qytet mbërriti edhe kontingjenti i parë i turistëve arabë.

Kontingjenti i 95 turistëve nga Jordania dje mbërriti në Samsun pas 2,5 orë fluturimi.

Turistët jordanez, të cilët për herë të parë vizitojnë qytetin e Samsunit që ndodhet në zonën e Detit të Zi kënaqësinë e tyre e shprehën me këto fjalë: “Vendosëm për të ardhur këtu pasi dëgjuam për bukuritë e zonës së Detit të Zi. Turqia është një vend mysliman, është e afërt me ne dhe kemi kulturë të përbashkët. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Jordanisë janë shumë të thella. Ne jemi të nderuar nga kjo vizitë”.

Turistët arabë thonë se pas kthimit në vendin e tyre do t’ju propozojnë miqve për të vizituar Samsunin.

Ndërkohë që fluturimet e drejtpërdrejta nga Amani për në Samsun kryhen 2 herë në javë pritet që pas Samsunit të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta nga vendet e Gjirit Persik në drejtim të Ordus.

Prefekti i Ordus, Irfan Balkanlioglu tha se duke filluar nga 19 korriku në aeroportin Ordu-Giresun do të fillojnë edhe fluturimet jashtë shtetit dhe se do të mirëpresin avionin e parë me turistë të ardhur nga kryeqyteti Riad i Arabisë Saudite.



Lajme të ngjashme