Erdogan: NATO ka nevojë për përditësim

NATO duhet të jetë më aktive dhe ta përditësojë veten përballë kërcënimeve të reja globale tha Erdoan në aeroportin “Ataturk” të Stambollit para nisjes për në Varshavë.

Erdogan: NATO ka nevojë për përditësim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se natyra e nocionit të kërcënimit të sigurisë ka pësuar një ndryshim shumë serioz duke shtuar se në këtë proces NATO duhet të jetë më aktive dhe ta përditësojë veten përballë kërcënimeve të reja.

Pyetjeve të gazetarëve në lidhje me aktualitetin Presidenti Erdoan iu përgjigj në Shtëpinë Shtetërore për Mysafirët në aeroportin ndërkombëtar “Atarurku” në Stamboll para se të nisej për në Varshavë të Polonisë, ku sot dhe nesër do të mbahet Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen në sulmet terroriste që ndodhën në javët që lamë prapa, fillimisht ai në Stamboll dhe më pas në Irak dhe Arabinë Saudite ndërsa tha se siguria ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më brishtë.

Situata nuk ka të bëjë me një problem lokal që ndikon vetëm disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, përkundrazi është një problem me përmasa globale, u shpreh Erdoan, duke shtuar se bota sot përveç kërcënimeve klasike përballet edhe me sfidat e reja të sigurisë të shkaktuara nga organizatat terroriste, siç janë: DAESH, Al-Kaide, PYD, PKK, YPG.

Kreu i shtetit turk u ndal edhe në krizën e refugjatëve dhe dyndjet e migrantëve duke vënë në dukje domosdoshmërinë e vazhdimit të solidaritetit brenda aleancës (NATO), ndërtimin e forcës së saj shkëshilluese, si kusht për vazhdimin e stabilitetit global dhe ekuilibrit të forcave në botë. Presim që NATO të bëjë më shumë përpjekje përballë zhvillimeve që ndikojnë negativisht sigurinë e Turqisë, cilësoi Erdoan.

Në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve Erdoan tha se takimi që do të realizojë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin para samitit të G20-s mund të mbahet në fund të korrikut ose në muajin gusht.

"Në Samitin e NATO-s në Varshavë do të diskutohet për zhvillimet në Irak, Siri. Zhvillimet në këto dy vende do të jenë në fokus edhe të takimeve dypalëshe që unë do të realizoj në kuadër të punimeve të samitit", sqaroi Erdoan.

“Është e pamundur që ne të nënvlerësojmë një gjë të tillë. Vetëm në Siri kemi një proces që vazhdon prej 6 vitesh. Gjatë këtyre 6 viteve në Siri janë vrarë rreth 600 mijë njerëz. Kemi të bëjmë me një Siri, e cila po shkon drejt një situate që mund të sjellë fshirjen e saj nga harta. Është e pamundur të heshtësh përballë zhdukjes së një vendi me një të kaluar shekullore”, tha Erdoan.



Lajme të ngjashme